Maturantët (pa maska dhe pa ruajtur distancimin) protestë dhe vezë drejt ministrisë për testin! 'Arsimi': Sillni pyetjet jashtë programit t'i heqim nga vlerësimi! Shahini: Po i nxit opozita

12 Qershor 2020, 11:39| Përditesimi: 12 Qershor 2020, 22:22

  • Share

TIRANE-Një grup maturantësh në kryeqytet të pakujdesshëm në distancim dhe pa maska po protestojnë përpara ministrisë së Arsimit. Protesta vjen një ditë pas provimit të dytë, që ishte gjuhë letërsia. Por përse? Maturantët akuzojnë ministren e Arsimit se struktura e ndërtimit të testit nuk ishte e njëjtë me atë model që u premtua dhe studiua. Gjithashtu ato shprehen se testi ishte pa lidhje dhe logjikë, ndryshe nga ajo që kanë mësuar këto vite. Testi ka qenë me alternativa, 60 pyetje. Studentët po ashtu kërkojnë që të ulet niveli i vështirësisë në provimet e radhës. Maturantët në protestë janë nga gjimnaze të ndryshme të Tiranës.

Tre kërkesat e maturantëve;
Mundësia për rivlerësim të tezës
Uljen e katofit të vlerësimit
Mosvlerësimin e pyetjeve jashtë programit

"Ne kërkojmë një rishikim të tezës, pyetjet ishin subjektive" tha njëri prej maturantëve. Ndërsa një tjetër theksoi se "Ne kemi kaluar shumë peripetsi nga tërmeti dhe pandemia. Procesi mësimor nuk ka qenë i plotë. Shkuam në provim me premtimin për një tezë më të lehtë, por modeli i testit nuk ishte i tillë, nuk e kishim parë asnjëherë një gjë të tillë. U surprizova dhe demoralizova".

"Është turp të dalim të gjithë me radhë këtu për të kërkuar cilësinë e arsimit. Zgjidhjen ta japë ministria. Vlerat tona janë hedhur poshtë dhe janë nëpërkëmbur. Në program nuk është thënë që pjesë të shkruarit do të bëhet teorike. Ishte idiotësi.  Modeli i testit u ndryshua, nuk kishte asnjë lloj lidhje. Ana gjuhësore ishte jashtë programit. Ne kemi punuar modele në cdo provim tre mujori, por nuk kishte asnjë lidhje. I gjithë testi është një absurd. Nuk mund të testohen vetëm me ese narrative. Ne presim, ndërsa ata tregohen të pa sinqertë me ne" tha një tjetër maturante.

Grumbullimet nuk janë të lejuara, por maturantët përpos protestës paradite do të mblidhen sërish pasdite, në të njëjtin vend, te ministria e Arsimit. Ndërkohë që përpos Tiranës protestë ka pasur edhe Berat. Disa maturantë janë mbledhur për të protestuar duke i cilësuar pa lidhje gjuhën shqipe të tezës që ishte formuluar. Maturantët kanë marshuar në shenjë proteste nga bulevardi Republika deri tek drejtoria Arsimore Berat.

Ora 16:26
Regjisori Robert Budina i bashkohet protestës së maturantëve

1591972042_robert.jpg
Protestës së maturantëve i është bashkuar edhe regjisori Robert Budina, i njohur për tubimet dhe rezistencën te teatri kombëtar. Ai është shprehur se iu bashku protestës, pasi ka djalin maturant.

Ora 15:39
Protesta e maturantëve, ministrja e Arsimit: Po e nxit dhe mbështet opozita

Ministrja e Arsimit Besa Shahini akuzon opozitën se qëndron pas maturantëve që po protestojnë kundër testit të Gjuhës dhe Letërsisë.

"Ndoqa me keqardhje protestën pranë ndërtesës së Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë. Nuk besoj të ketë ndodhur ndokund tjetër që nxënësit të protestojnë për "provimet e vështira"! Megjithatë, keqardhja për nxënësit "protestues" më vjen bashkë me revoltën ndaj nxitësve të tyre!

Fatkeqësisht, nxitësit janë publikisht të afishuar dhe nuk janë zëdhënës opinionesh dosido. Ata janë opozita politike e vendit! Që është një absurditet unik: opozita nxit dhe mbështet protestë kundër testeve kombëtare!!! Opozita stimulon "lehtësimin" e dhënies së notave për nxënësit!!! Po mbase këtu s'ka asgjë të re, përderisa kjo opozitë ishte dje qeveria e notave fallco, diplomave fallco, universiteteve fallco, provimeve fallco, promovimeve fallco...

Provimet Kombëtare hartohen nga ekspertë provimesh. Unë i besoj Qendrës së Shërbimeve Arsimore (QSHA) kur thotë se sivjet provimet janë më të lehta se kurdoherë më parë sepse ndodhin pas një gjendjeje të jashtëzakonshme dhe prandaj janë konceptuar vetëm me alternativa - PA TEMAT që janë zhvilluar në kushte shtëpie. Dhe kjo, vërtetohet lehtësisht në fund, kur të mblidhen të gjitha rezultatet dhe nëse rastis që testi të ketë qenë më i vështirë se sa njohuritë e nxënësve, atëherë qsha bën rishpërndarje të peshës së pikëve për çdo notë. Por, këto çështje teknike s’kanë as lidhje e as vend për debate politike dhe jo më për protesta opozitare.

QSHA ka adresuar kërkesat në lidhje me provimet e maturës që ishin protokolluar në Ministri. Ndërkohë, ne do të kallëzojmë çdo shpifje që opozita ka publikuar në lidhje me maturën sivjet. Besoj se edhe kjo do të shërbejë në edukimin e të rinjve, duke nisur nga të rinjtë e forumeve politike, për të mësuar se shpifja është gënjeshtër e dënueshme me ligj e jo liri fjale për çfarëdo kundërshtie qytetare apo opozitare" deklaron Shahini.

Ora 15:19
'Bojkot provimeve, nuk lëvizim nga ministria'! Maturantët peticion për testin e Gjuhës

Maturantët deklarojnë se nuk do të largohet nga ministria e Arsimit, por do të vijojnë protestën duke i kërkuar Besa Shahinit që t'u japë zgjidhje shqetësimeve të tyre për testin e Gjuhës dhe Letërsisë. Maturantët kanë nisur edhe firmosjen e një peticioni, ndërsa paralajmërojnë bojkotin e provimeve të tjera nëse nuk marrin zgjidhje.

Ora 15:09
Ministria e Arsimit rrëzon dy kërkesa të maturantëve: Sillni pyetjet jashtë programit t'i heqim nga vlerësimi! Provimi zgjatet me 2 orë e 30 minuta

Qendra e Shërbimeve Arsimore u kërkon maturantëve që po protestojnë që të çojnë ankesat konkrete për pyetjet që mendojnë se janë jashtë programit në mënyrë që të adresohen duke i hequr nga vlerësimi. Në lidhje me pretendimin e ngritur për “pyetje jashtë programit”, ministria nënvizojmë se nuk ka asnjë pyetje jashtë këtij programi. QSHA rrëzon pretendimet e maturantëve duke deklaruar se testi nuk ka pasur gabim shkencor. Në fund, QSHA thotë se në testet e radhës maturantët do të jenë 30 minuta më shumë kohë për provimet.

Reagimi i plotë nga Ministria e Arsimit
Qendra e Shërbimeve Arsimore njofton se Testi i Maturës Shtetërore 2020 është mbështetur tërësisht mbi programin e reduktuar. Në lidhje me pretendimin e ngritur për “pyetje jashtë programit”, nënvizojmë se nuk ka asnjë pyetje jashtë këtij programi. Në këtë kuadër, ftohen nxënësit të sjellin pranë QSHA ankesat konkrete për pyetjet që mendojnë se janë jashtë këtij programi në mënyrë që të adresohen duke i hequr nga vlerësimi.

Në lidhje me cut-off-in, në përfundim të marrjes së rezultateve, QSHA do të shikojë kurbën e shpërndarjes së pikëve. Bazuar mbi këtë kurbë, nëse do të vihet re zhvendosje të saj (në rast se ka pasur ndonjë grup pyetjesh me një shkallë më të lartë vështirësie), atëherë do të shikohet mundësia e ri-shpërndarjes së peshave të pikëve në test. I gjithë ky proces do të analizohet profesionalisht dhe në mënyrë të kujdesshme nga specialistët e fushës në mënyrë që të bëhet më e mira për maturantët.

Njëkohësisht, duam të shprehim se testi nuk ka asnjë gabim shkencor dhe mënyra se si hartohet përjashton çdo mundësi që të ketë gabime – qoftë në përmbajtje dhe qoftë në përfshirjen e koncepteve jashtë programit.

Për sa i përket dy (2) testeve të ardhshme të Maturës Shtetërore, bëjmë me dije se ata do të jenë me kohëzgjatje 2.5 orë dhe me alternativa, paçka se edhe kohëzgjatja prej 2 orësh e parashikuar në fillim është më se e mjaftueshme në zhvillimin e provimit.

Ora 12:44
Revoltohen maturantët në protestë, hedhin vezë drejt Ministrisë së Arsimit (VIDEO)

Maturantët vijojnë që të protestojnë para ministrisë së Arsimit. Situata ka agravuar. Maturantët kanë hedhur vezë në drejtim të ministrisë, pasi nuk po marrin përgjigje për kërkesat e tyre. Një nga maturantët është futur brenda, por nuk e kanë dorëzuar kërkesën, pasi kërkojnë që të dalë ministrja e Arsimit Besa Shahini dhe të marrë kërkesën.

1591958680_veze.jpg

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 12/06/2020 23:52

    Ne 97'kur dhame provimet e diplomes ne U.T,me kujtohet qe dhe atehere u mbyllen shkollat per disa kohe,ishte koha e rremujave te piramidave.Shkollat u mbyllen por mesime on-line nuk kishte ,edhe asgje nuk u ndryshua apo te hiqej,dhe nuk u thirrem per konsultime si keta sot.Mua me dukej sikur provimet nuk do ti benim kurre ,s.d.q. kur erdhi dita nuk ishte aq e veshtire,petagoget u treguan ne pergjithesi te mirekuptueshem.Sa per keta sot,si I thone nje shprehje popullore:<<s'jane shkaqe por sebepe>>,por do ishte me mire qe kete proteste ta ruanin per matematiken qe eshte vertet dicka per tu shqetesuar e jo per nje provim koti sic eshte gjuha!

    Përgjigju
  • xxxx: 12/06/2020 18:34

    Arsimi ka kohe qe eshte bastarduar. Jane vene ne pozicione drejtuse sekseret e partive, kusherinjte e miqt e tyre. Shikoni pazaret qe behen me maturen. Ka vite qe tezat shiten. Shikoni reformen qe bene me zyrat arsimore duke levizur punonjesit pa asnjelloj kriteri. Kontrolloni Selman Hodajn te parin qe me demek po ben pune

    Përgjigju
  • Ema: 12/06/2020 17:19

    Kta student as per te fshir rruget nuk bejn e dun shkollen qyl ose me para, se vetem ne shqiperi u mbyllen shkollat? E gjith bota ishte e mbyllur po vetem kta kan pretendime.

    Përgjigju
  • vjosa: 12/06/2020 17:04

    Nxirreni PERJASHTA ATE PLEHREN E KOSOVES ,,,NUK KA PUNE ATY AJO...

    Përgjigju
  • Qytetari: 12/06/2020 16:59

    Ore spurdhjake kalamanj gjimnazista Tani qe Arsimi po behet Real ne mesimdhenie me kerkesa bashkohore per tju afruar Tekseve Eropiane Ju skeni byth me i perfetsu Se jeni mesuar keq perpara pa kerkese llogarie Pa mesim dhenije me miqesira pa konkurenca kush eshte me i zoti duke i marr qyl provimet dhe Diplomat Tani qe Arsimi u reformua ju dolen pislliqet Doni te shkoni ne Europe Studioni dhe mos u merni me paaftesite e juaja qe nuk mbushni Duke ju faturuar nivelin e dobet qe keni Ministrise Nuk ka Qofte te daja mo cfare te mbidhni Ate do korni ne fund te Vitit Meritokraci Ai qe meriton te Diplomohet dhe te vazhdoje me tutje ne Universitete E Kuptoni ?

    Përgjigju
  • Shaban: 12/06/2020 16:21

    edhe lali eri qe peruroi dhe bustin e selam musait pa maska dhe pa distancim fizik. Edhe bashkia skrapar do bej darke per pellumb piperon pa maska dhe pa distancim.

    Përgjigju
  • mosss: 12/06/2020 15:53

    student me nivel te ulet shume.....nuk e gjejne fajin tek vetja por tek te tjeret......skandaloze....na ulni noten kaluese....mediokritet i studenteve. Po ata qe e kane bere testin dhe e kane kaluar me sukses cfaree jane...UFO?????....gazetaret ne vend te dekurajojne studentet me keto kerkesa i kerkojne ministrise te ule notat kaluese. Edhe ne universitetin e durresit paten dal ne protest duke kerkuar noten 4, kaluese. ne vend te themi qe shyqyr qe iken Kristali apo Vitrinat....bejme obobo......nuk kemi per tu zhvillur kurre me kete lloj rinie

    Përgjigju
  • Pro: 12/06/2020 15:48

    Vetem ne shqiperi quhen protestat idiotsi apo lloj lloj epitetesh te tjera nga militantet e partise. Ik lepijini bolet rames me ndonje koment ne fb te mbani vendet e punes vari karsa partie qe cdo gje doni ta degradoni

    Përgjigju
    • Lui: 12/06/2020 17:42

      Pro, une jam me ty kur thua qe protestat quhen idiotsi nga partite. Por me sa di une, protestat behen per te zhvilluar nje gje te caktuar e per ta bere me mire nga sa eshte deri ne momentin e protestes. Te besh proteste per te kerkuar uljen e nivelit te veshtiresise se provimeve, vetem ketu te ne ndodhin keto gjera. Dhe per me teper qe provimet kete rradhe ishin me te lehta se vitet e kaluara. Atehere per cfare behet kjo proteste? Ne realitetin shqiptar edhe protestes i kane humbur domethenien, sepse behen protesta per gjera te panevojshme, dhe per gjera teper te nevojshme as nuk e rruan njeri.

  • robi: 12/06/2020 15:37

    Se shpejti do prononcohet dhe gjithollog'ja e leshit likes Nora bythderrja, ish zvministrja e leshitlikes qe shiste vizat amerikane kur ishte ne ate post.

    Përgjigju
  • Tosi: 12/06/2020 15:35

    Keto gjimnazistet jane nxitur nga Nafije dybeku se jane lristat erotiko naziskin qe gjithe vitin nuk mesojne dhe ne mesim vetem ne fb dhe mendjen e kane tek shkuma party i haremit veror te Jales. Prandaj dolen zero ne letersi.tani beni prap shkuma party o lristat e Nafije fallxhores.

    Përgjigju
  • Nora. E LSI: 12/06/2020 12:56

    Zhulsat e PD

    Përgjigju
    • Rama: 12/06/2020 15:13

      Po me mire se super kriminelet e ps

  • Cudira shqiptare...: 12/06/2020 12:05

    Katranioset ne proteste lol

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?