Foto ilustruese

Politikë

Pyetje-Përgjigje/ Shpjegim për diasporën, si të merrni zarfin me fletën e votimit dhe t’ia dorëzoni postës

7 Prill, 14:18| Përditesimi: 7 Prill, 15:26

  • Share

Nëse jetoni jashtë Shqipërisë dhe jeni regjistruar për të votuar më 11 maj, më poshtë gjeni disa pyetje dhe përgjigje që iu ndihmojnë mbi hapat që duhet të ndiqni për të marrë dhe dorëzuar fletën e votimit përmes postës.

1. Kur mund t’u vijë zarfi me fletën e votimit votuesve në Europë?

Nëse jeni një votues në Europë, zarfi me fletën e votimit mund t’ju arrijë para datës 22 prill.

2. Kur mund të vijë pakoja zgjedhore për votuesit në Amerikë apo kontinent tjetër?

Nëse jeni në Amerikë apo kontinent tjetër, pakoja zgjedhore mund të kërkojë disa ditë më shumë, deri në 25 prill.

3. Sa herë dhe kur vjen korrieri në adresën e votuesit?

Korrieri do të vijë në adresën tuaj, tre herë, në tre ditë të ndryshme dhe orare të ndryshme.

4. Çfarë ndodh nëse korrieri nuk ju gjen në banesë ditën e parë?

Nëse nuk ju gjen në banesë ditën e parë, ai mund t’ju lërë një shënim se kur ka ndërmend të vijë për herë të dytë dhe të tretë.

5. Çfarë ndodh nëse korrieri nuk ju gjen as në përpjekjen e tretë?

Nëse nuk ju gjen as herën e tretë, ju duhet të shkoni ta tërhiqni zarfin në pikën më të afërt postare të DHL, adresën e së cilës, do t’jua lërë shënim korrieri juaj.

6. Çfarë ndodh nëse nuk e tërhiqni zarfin brenda afatit që vendos posta?

Nëse ju nuk e tërhiqni zarfin brenda fatit që ju vendos posta, pakoja juaj do të kthehet në Shqipëri.

7. Kush mund ta tërheqë zarfin me fletën e votimit?

Zarfin mund ta tërhiqni vetëm ju personalisht, duke i paraqitur postjerit një mjet identifikimi.

8. Çfarë duhet bërë pasi merrni zarfin me fletën e votimit?

Pasi e merrni zarfin, duhet të veproni me kujdes sipas udhëzuesit brenda në të, që ju ka sjellë KQZ.

9. A duhet shkruar adresa e KQZ në zarfin e votimit?

Pasi të keni votuar dhe ta keni mbyllur zarfin, nuk ka nevojë të shkruhet adresa e KQZ, sepse është e shkruar paraprakisht në zarf.

10. Si kontaktoni korrierin për dorëzimin e votës?

Ju duhet të telefononi korrierin e postës. Numrin e tij të telefonit e gjeni në numëratorin që KQZ ju ka sjellë, me kontakte postare për çdo shtet.

11. Si dorëzohet vota pas plotësimit të saj?

Postjeri dhe votuesi dakordësojnë një orar dhe korrieri vjen dhe e merr vetë votën në shtëpinë e zgjedhësit.

12. Kush duhet ta kryejë procesin e votimit dhe dorëzimit të votës?

Procesi duhet bërë i gjithi individualisht nga secili zgjedhës.

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Produktet e kontaminuara, si e vlerësoni sigurinë ushqimore në Shqipëri?