Kronikë

Qafë Botë/ Po trafikonte një grup klandestinësh drejt Greqisë, arrestohet në kufi 31-vjeçari britanik (EMRI+VIDEO)

1 Qershor, 10:20| Përditesimi: 1 Qershor, 10:37

  • Share

Sarandë- Policia Kufitare e Qafë-Botës në Sarandë, në bashkëpunim me shërbimet e FRONTEX, goditën sot (1 qershor) një rast të trafikut të klandestinëve nga Shqipëria në drejtim të Greqisë, me qëllime përfitimi.

Në pranga ra një 31-vjeçar britanik, Finan Kibrom, që po shoqëronte një grup emigrantësh, me qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit.

“Gjatë këtyre kontrolleve, mbrëmjen e djeshme (31 qershor), në zonën e Kataetos, u konstatua një shtetas i huaj që po shoqëronte një grup prej 7 emigrantësh të paligjshëm, me qëllim kalimin e tyre të paligjshëm në territorin grek”, bënë me dije burime zyrtare.

Gazetari i Report TV, Limos Didani, informon se në vijim të veprimeve proceduriale, u bë arrestimi në flagrancë, për veprën penale “dhënia e ndihmës për kalim të paligjshëm të kufijve shtetërorë”, i 31-vjeçarit, banues në Mbretërinë e Bashkuar.

“Nga hetimet paraprake rezultoi se ky shtetas kishte ndërmarrë shoqërimin e personave të mësipërm drejt kufirit, kundrejt pagesës, me qëllim kalimin e tyre të paligjshëm në Greqi”, sqaroi policia.

Materialet procedurale u referuan në Prokurorinë e Sarandës për veprime të mëtejshme dhe zbulimin e të gjithë personave të implikuar në këtë rrjet.

A.Q/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Cilat duhet të jenë prioritetet e mandatit të katërt të qeverisë Rama?