VLORË- Një 33-vjeçar është vënë në prangat e policisë pasi u konstatua se qarkullonte me armë zjarri pa leje sëbashku me një person tjetër. Pas arrestimit, Olsi Koçelit i janë sekuestruar një krehër dhe municion luftarak.
Koçeli, banues në lagjen 24 Maj në Vlorë është pas hekurave për veprën penale "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit.
Sidoqoftë, i riu nuk është një person i panjohur për policinë pasi edhe në vitin 2017 është vënë pas hekurave për ngjarjen e ndodhur më datë 15.04.2016, ku në lagjen "Ujë i Ftohte" ka plagosur me armë zjarri shtetasen S.H., 26 vjeçe, banuese ne Vlorë, për motive të dobëta. Gjithashtu Koçeli ka qenë në kërkim për kultivim e trafikim narkotikësh.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprime të mëtejshme.