Të ftuar në Repolitix në Report TV, dy kandidatët në listën e Tiranës për Partinë Socialiste, Xhemal Qefalia dhe Kejsi Elezi, janë pyetur nga gazetarët për garën elektorale në Tiranë.
Qefalia ka thënë se në Tiranë Partia Socialiste do të arrijë rezultatin rekord në të gjitha fushatat e bëra nga kjo forcë politike, ku tha se do të marrë nga 20 deri në 21 mandate.
Minga: Ju pretendoni 18 apo më shumë në qarkun e Tiranës?
Qefalia: Ambicia e PS-së, bashkë me Kejsin, është që të bëjmë analizë të mënyrës së votimit dhe ne presim që të marrim nga 20 deri në 21 mandate në Tiranë. I kemi me fakte dhe me patronazhistë, po të doni. Pritshmëria është shumë e madhe. Tirana do të marrë një rekord mandatesh ndër vite.
Topuzi: Asnjë sondazh nuk e nxjerr më shumë se 19 mandate?
Qefalia: Unë vij nga terreni dhe kam kontakte nga terreni me qytetarët. Lista e PS-së është me përvojë dhe në kontakte me qytetarët ka një optimizëm të jashtëzakonshëm. Kurse lista e PD-së është e hermetizuar, për shkak se ata kanë bërë veç një siguri për karrierën e tyre. Unë jam në kontakt të përhershëm me qytetarët dhe po marr prapështë edhe vërejtje dhe sugjerime. Nuk shoh nga opozita që ka shpresë për mandate, kurse ata janë hermetizuar. Ata unë nuk i shoh fare në terren.
Më pas gazetarët pyetën kandidaten e PS-së, Elezin, sesi po shkon fushata elektorale, duke qenë se ajo e ka dhe eksperiencën e saj të parë në një garë politike.
Minga: Si po e përjeton fushatën e PS-së?
Elezi: Merrem edhe me fushatën, edhe me shkollën.
Shiko, mund të them që PS ka shumë pika të forta dhe ato janë reformat. Ajo që është më kryesorja është Reforma në Drejtësi, që unë mendoj se do të jetë një pikë e fortë në fushatë. Vendosen mes dy zgjedhjeve: që të jenë me të rinjtë apo me të vjetrit.
Lajmi kryesor:
Zgjedhjet/ Qefalia për Report Tv: Të fitojë PD, është një hipotezë! Demokratët s’e harrojnë 8 Janarin! Elezi: Sfida ime është të fitoj
H.K/Xh.D/ReportTv.al
