Politikë

Zgjedhjet elektorale të 11 Majit/Qefalia për Report TV: Të fitojë PD, është një hipotezë! Demokratët s’e harrojnë 8 Janarin! Elezi: Sfida ime është të fitoj

30 Prill, 22:17| Përditesimi: 1 Maj, 08:47

  • Share

Fushata elektorale e 11 Majit ishte tema e diskutimit ditën e sotme në Repolitix nga Denis Minga në Report TV. Në emisionin e mbrëmjes ishin të ftuar dy kandidatë për deputetë të listës së qarkut të Tiranës, për Partinë Socialiste, Xhemal Qefalia dhe Kejsi Elezi.

Qefalia prej disa mandatesh përfaqëson zonën e Dajtit, ndërsa Elezi është kandidatja më e re në fushatën elektorale në 11 Maj në listën e Tiranës, që përfaqëson zonën e Paskuqanit.

Analisti Endri Tafani dhe gazetari Kujtim Topuzi e përqendruan fillimisht bisedën te gara elektorale në Tiranë dhe se si ndikon ajo për kandidatët e ftuar në studio edhe brenda listës ku ata kandidojnë. Pyetja iu drejtua deputetit të PS-së Qefalia i cili tha se Kodi Zgjedhor nuk është më i miri që kemi.

Qefalia: Nëse ne biem dakord që ky është kodi më i mirë, ky nuk është kodi më i mirë. Ne këtu garojmë si skuadër, dhe çdo trajner përgatit që për çdo sektor të zgjidhen lojtarët më të mirë. Askush në këtë garë nuk del i humbur. Ne duam që t’i fitojë PS këto zgjedhje se ka bërë shumë në këto 12 vjet dhe të arrijmë qëllimin e për Shqipërinë në BE.

Më tej Qefalia ka thënë se alternativa politike, duke krahasuar PD-në dhe PS-në, kanë një dallim të madh, duke sjellë në vëmendje edhe ngjarjen e 8 Janarit që ka ndodhur në Partinë Demokratike. Sipas Qefalisë, ideja “se vota për PD-në mund të jetë një votë për Shqipërinë, është një hipotezë.”

Minga: Përse nëse e fiton PD-ja nuk është një votë për Shqipërinë? 

Qefalia: Mos të hedhim hipoteza që nuk ndodhin. Qytetarët kanë treguar me votë që e kanë votuar kryeministrin Rama dhe PS jo vetëm në këto zgjedhje, por në të gjitha bashkitë. Natyrisht jo gjithçka ka shkuar mirë, por e rëndësishmja është që qytetarët dinë të kritikojnë. Maxhoranca për një kohë të gjatë të konsumon, por nëse e shohim në këndvështrimin që do ecim përpara apo do kthehemi pas në kohë. Se po të kujtojmë atë 8 Janarin, them çfarë ka ndodhur? Në këtë këndvështrim, qytetarët nuk janë kaq tifoza, kaq flagrantë, këtu gjykohet për të ardhmen e përgjithshme.

Më pas biseda në studio kaloi te fenomeni i largimit të shqiptarëve në vitet e fundit.

Tafani: E ndjeni fenomenin e largimit të shqiptarëve? 

Qefalia: Ne kemi një realitet ndryshe, sidomos në mandatin e fundit ne kemi bërë një trajtim të madh në paga. Kemi një numër të madh turistësh, ku kemi turistë 4 herë më shumë se ç’kemi popullësi. Ne nuk jemi qeveria që do vendosim barriera për të ikur njerëzit jashtë. Ne nuk krahasojmë veten me Gjermaninë dhe Belgjikën. Po ne jemi të krahasueshëm me Maqedoninë e Veriut, por edhe me Serbinë. Ne jemi një atraksion i madh turistik, Shqipëria është faktor, nuk ka më inferioritet. Këtu ka stabilitet, e tregon dhe ardhja e liderëve të BE-së që do vijnë në 16 Maj. Nëse ne kemi nostalgji për vitin 2012, kur në fakt nuk është kjo, sepse sot ka shumë që janë kthyer për të investuar në Shqipëri.

Pas deputetit Xhemal Qefalia fjalën në studio e ka marrë dhe kandidatja e PS-së Kejsi Elezi, e cila foli për përvojën e saj të re si kandidate. Nga ana tjetër, kandidatja më e re e listës së PS-së tha se ka dhe vend për kritika, por që fokusi i saj kryesor mbetej komuniteti dhe zona që ajo përfaqëson.

Elezi: Unë vij nga një familje tradicionalisht e majtë. Janë faktet historike që kanë bërë një ndryshim total në komunitetin ku unë jetoj. Unë kam pasur të jetoj kur e majta mori fuqinë në Bashkinë e Kamzës, ku janë bërë shumë ndryshime. Shpresoj ta kaloj këtë sfidë me një rezultat shumë të mirë. Sigurisht që çdo parti ka vend për kritika.

Gazetari: Si po e bën fushatën, çfarë u premton banorëve të zonës?

Elezi: Kam qenë gjatë gjithë kohës në terren. Unë jetoj aty dhe i di çfarë problematikash kanë. Unë një gjë të bukur besoj ju kam thënë: çfarëdo që të ndodhë, unë do jem me ju.

Në fund të pjesës së parë të emisionit, Elezi u pyet në lidhje me debatin në studio për largimin e të rinjve.

Topuzi: A ke ndonjë koment në lidhje dhe me debatin që u bë? Të rinjtë e shohin si mundësi largimin, a e shikoni ju, meqë target grupi i fushatës janë të rinjtë?

Elezi: Unë po flas për atë komunitet dhe për të rinjtë në atë vend që unë përfaqësoj. Unë atë që shoh është që ata të rinj shohin një shpresë.

Ora 22:30
Qefalia për Report TV: Marrim 20 deri në 21 mandate në Tiranë! Deputetët e PD-së nuk i shoh në terren! Elezi: Pika më e fortë në fushatë e PS, Reforma në Drejtësi

 

Të ftuar në Repolitix në Report TV, dy kandidatët në listën e Tiranës për Partinë Socialiste, Xhemal Qefalia dhe Kejsi Elezi, janë pyetur nga gazetarët për garën elektorale në Tiranë.

Qefalia ka thënë se në Tiranë Partia Socialiste do të arrijë rezultatin rekord në të gjitha fushatat e bëra nga kjo forcë politike, ku tha se do të marrë nga 20 deri në 21 mandate.

Minga: Ju pretendoni 18 apo më shumë në qarkun e Tiranës?

Qefalia: Ambicia e PS-së, bashkë me Kejsin, është që të bëjmë analizë të mënyrës së votimit dhe ne presim që të marrim nga 20 deri në 21 mandate në Tiranë. I kemi me fakte dhe me patronazhistë, po të doni. Pritshmëria është shumë e madhe. Tirana do të marrë një rekord mandatesh ndër vite.

Topuzi: Asnjë sondazh nuk e nxjerr më shumë se 19 mandate?

Qefalia: Unë vij nga terreni dhe kam kontakte nga terreni me qytetarët. Lista e PS-së është me përvojë dhe në kontakte me qytetarët ka një optimizëm të jashtëzakonshëm. Kurse lista e PD-së është e hermetizuar, për shkak se ata kanë bërë veç një siguri për karrierën e tyre. Unë jam në kontakt të përhershëm me qytetarët dhe po marr prapështë edhe vërejtje dhe sugjerime. Nuk shoh nga opozita që ka shpresë për mandate, kurse ata janë hermetizuar. Ata unë nuk i shoh fare në terren.

Më pas gazetarët pyetën kandidaten e PS-së, Elezin, sesi po shkon fushata elektorale, duke qenë se ajo e ka dhe eksperiencën e saj të parë në një garë politike.

Minga: Si po e përjeton fushatën e PS-së?

Elezi: Merrem edhe me fushatën, edhe me shkollën.
Shiko, mund të them që PS ka shumë pika të forta dhe ato janë reformat. Ajo që është më kryesorja është Reforma në Drejtësi, që unë mendoj se do të jetë një pikë e fortë në fushatë. Vendosen mes dy zgjedhjeve: që të jenë me të rinjtë apo me të vjetrit.

H.K/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    1 maji, sa respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?