Donald Trump dhe Vladimir Putin

Bota

‘Qëllimi është gjithmonë paqja’ ambasada amerikane në Tiranë ndan mesazhet e presidentit Donald Trump pas takimit me Vladimir Putin

16 Gusht, 11:17| Përditesimi: 16 Gusht, 11:22

  • Share

Ambasada Amerikane në Tiranë ka ndarë mesazhet e presidentit Donald Trump pas takimit me liderin rus Vladimir Putin në Alaskë.

“Qëllimi është gjithmonë paqja”, shkruhet në faqen zyrtare në Facebook, shoqëruar me një foto bardh e zi nga takimi mes presidentit amerikan dhe homolgut rus.

Ndërkohë në një tjetër postim ambasada amerikane publikoi një tjetër mesazh të Trump ku thuhet se “Bëmë një përparim të madh sot… Patëm një takim jashtëzakonisht produktiv dhe u ra dakord për shumë pika”, referuar bisedimeve me Putin.

Bisedimet në Alaskë mes dy lidërve zgjatën për rreth 3 orë. Në takimin ishin të pranishëm gjithashtu ministrat e Jashtëm respektivë dhe këshilltari i secilit president.

Putin foli i parë në konferencë dhe përmendi arritjen e një marrëveshje me SHBA, por pa specifikuar asgjë.

Sa i përket luftës me Ukrainën, Presidenti rus e konsideroi një tragjedi atë që po ndodh dhe sipas tij të dyja vendet janë të interesuar t’i japin fund.

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A e zgjidh emergjencën e zjarreve në Shqipëri blerja e avionëve zjarrfikës?