Malësia e Madhe ‘luftë’ si Lazarati, trafikantët e drogës qëllojnë në ajër sa shohin efektivët dhe arratisen! RENEA dhe FNSH rrethojnë zonën (VIDEO)

21 Gusht, 12:33| Përditesimi: 21 Gusht, 18:32

  • Share

MALËSI E MADHE- Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar gjatë një operacioni antikanabis në Malësi të Madhe. Sapo trafikantët kanë parë efektivët e policisë në terren, kanë qëlluar me armë zjarri në ajër dhe janë larguar nga vendi i ngjarjes.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:00 në vendin e quajtur “Bjeshka e Parus”, ndërsa policia po kryente një operacion antikanabis në njësinë administrative Shkrel. Fatmirësisht, nga të shtënat nuk ka pasur efektivë të lënduar, ndërsa policia po vijon hetimet që kapjen e autorëve.

Në videon e vënë në dispozicion nga policia dëgjohen 6 të shtëna në ajër, ndërsa forcat speciale në rresht të armatosur, disa prej tyre dhe me snajper në dorë vijojnë rrugën e tyre. 

"Rreth orës 10:00, në vendin e quajtur “Bjeshka e Parus”, shtetas ende të paidentifikuar kanë qëlluar në ajër, me armë zjarri, kur kanë parë shërbimet e  Policisë të cilat po kryenin kontroll të territorit në njësinë administrative Shkrel, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e kultivimit të bimëve narkotike.

Menjëherë në ndihmë të Policisë vendore janë nisur forcat operacionale të Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër dhe Forca e Posaçme “Shqiponja”, në drejtimin e Drejtorit të Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër. Me urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, po në ndihmë të Policisë vendore, u dërguan Forcat Kombëtare të Sigurisë Njësia Shkodër dhe grupe speciale të RENEA-s me helikopter. Forcat operacionale në terren, përkundrejt asgjësimit dhe shkatërrimit të bimëve narkotike, vazhdojnë operacionin për lokalizimin dhe kapjen e autorëve të qëllimit me armë zjarri", njofton policia. 

Përballja më e fortë në Shqipëri e trafikantëve ndaj policisë e medias, u shënua në 2014-ën kur u ndërhy në Lazarat, fshatin ku çdo familje kultivonte kanabis me bekimin e shtetit. Por ndryshe nga rasti i Malësisë së Madhe në Lazarat i qëlluan helikopterit të Guardia Di Finanza dhe ndaj gazetarëve. Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po vijon veprimet për sigurimin e provave me qëllim dokumentimin ligjor të rastit. 

Ora 17:29
Të shtëna në drejtim të policisë në Malësi të Madhe, ministri i Brendshëm: Kambanë alarmi! Të gjenden mekanizmat për të parandaluar qarkullimin me armë zjarri

1723805612_ervinhoxha.jpeg

Ministri i Brendshëm Ervin Hoxha ka reaguar në lidhje me të shtënat me armë ndaj policisë në Malësinë e Madhe. Hoxha thotë se kjo është një kambanë alarmi e se duhet të gjenden mekanizmat për një kontroll sa më efikas të territorit, me qëllim parandalimin e këtyre ngjarjeve.

Ministri nënvizon se do të mbështesë maksimalisht dhe pa asnjë hezitim të gjitha strukturat e Policisë së Shtetit, struktura që busull në punën e tyre kanë ligjin dhe vetëm ligjin.

‘Do të jem krah çdo punonjësi të ndershëm për të dekurajuar krimin dhe forcuar sundimin e ligjit në territor.’- u shpreh Hoxha.

Reagim i Ministrit të Brendshëm Ervin Hoxha:

Të qarkullosh me armë zjarri në rrugë, qendra të banuara e kudo, për qëllime kriminale, siç ka ndodhur ditët e fundit apo edhe sot në Malësinë e Madhe, nuk është thjesht një kambanë alarmi.

Kjo kambanë na vendos përballë një detyre të madhe: Për të gjetur mekanizmat e menjëhershëm për kontroll më të mirë e më efikas të territorit, për të siguruar informacionin e duhur, me qëllim parandalimin.

E nga ana tjetër dhe po me kaq rëndësi, për të ndryshuar dhe reformuar organizatën e Policisë, nga qendra në bazë, në një shërbim model, pasqyrë e shoqërisë tonë, model që mund ta ofrojnë vetëm drejtues profesionistë dhe me integritet, dhe një organizatë e mirëstrukturuar dhe reaguese mëse e shpejtë.

Në detyrën e Ministrit të Brendshëm do të mbështes maksimalisht dhe pa asnjë hezitim të gjitha strukturat e Policisë së Shtetit, struktura që busull në punën e tyre kanë ligjin dhe vetëm ligjin, pavarësisht rrezikut dhe vështirësive, siç po përballet sot Policia e Shkodrës në luftën e saj kundër kultivimit të kanabisit apo Policia e Shtetit në përballjen e saj me krimin në çdo cep të vendit.

Do të jem krah çdo punonjësi të ndershëm për të dekurajuar krimin dhe forcuar sundimin e ligjit në territor.

Qytetarët dhe Shqipëria turistike duan një Polici efikase në çdo moment, për të garantuar jetën dhe pronën, për të siguruar një ambient të sigurt shoqëror dhe respektim të të drejtave e lirive themelore të tyre.

Ora 15:02
VIDEOLAJM/ Me snajper në krahë, RENEA zbret në terren! Dëgjohen të shtënat e trafikantëve gjatë kontrollit për kanabis në Malësi të Madhe

Të shtëna me armë u regjistruan në Malësi të Madhe gjatë një operacioni antikanabis. Ky është momenti kur forcat RENEA kanë zbritur në terren. Në video ato dallohen me snajper në dorë.

Ndërkohë, në video dëgjohen edhe të shtënat me armë të trafikantëve, të cilët kanë qëlluar në ajër sapo kanë parë policët në zonë duke ushtruar kontrolle për kanabis.

Ora 13:56
Trafikanti dyshohet se qëlloi ndaj policisë në Malësi të Madhe, Salianji: E papranueshme! Ministri në ‘kërkim’, po mbrohet në bunkerë

Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji ka reaguar pas lajmit që dyshohet se një trafikant ka qëlluar me armë ndaj policëve në Malësi të Madhe. Në një postim në Facebook, Salianji shkruan se degradimi i rendit ka vënë në alarm gjithë shoqërinë.

Salianji ka thumbuar edhe ministrin e Brendshëm, Ervin Hoxha, për të cilin thotë se është shpallur në kërkim dhe se po mbrohet në bunkerë derisa të marrë dakordësinë e bandave për të ndërhyrë për sigurinë e rendin  në vend.

"Plumbat ndaj policisë janë të papranueshme dhe kushdo ngre dorën ndaj policisë, godet autoritetin e shtetit dhe duhet të marrë ndëshkimin më të ashpër! Ndërkohë duhet thënë se ngjarje të tilla të harruara prej vitesh vijnë për shkak të drejtuesve partiakë të policisë së shtetit dhe përdorimit të segmenteve të policisë që ndihmojnë dhe lehtësojnë krimin, e kriminelët që mbledhin e pjellin vota për pushtetin! Këta drejtues ja kanë ulur autoritetin policisë dhe i kanë vendosur nën darë punonjësit e policisë, nën darën e krimit dhe drejtuesve të policisë të emëruar nga krimi!

Degradimi i rendit dhe sigurisë ka vendosur në alarm gjithë shoqërinë, duhet ndryshim! Ministri prej kohësh është shpallur në kërkim e nuk gjendet me sa duket i trembur nga gjendja e krimit dhe i pafuqishëm të ndërhyjë derisa të marrë dakortësinë e bandave, po mbron veten në bunkerët e ministrisë", shkruan Salianji. 

SI.E.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Infrastruktura: 22/08/2024 00:07

    Beje rrugen me asfalt ne male , bej kanalizim , vendos tabela do ta shikosh qe nuk ka pastaj asnje problematik , malet ne Shqipëri nuk del dot as kali, kur esht rruga asfalt edhe mjetet zjarrfiksja, policiia-ambulanca, dhe mjete shteterore vijne shume me shpejt! Shiko ne Como itali vjen nga qyteti per 10 minuta , ne Shqipëri kur del ne male kujton se po iken ne amerike aq larg duket me ore te Tera prej infrastruktures ! Nejse , djemt e forcave te rendit meritoine rroga minimumi 2500$ , puna ne qytet nuk behet nga rruget pale te mendosh male te humbura ne cepat e fshatrave , duet rruge , infrastrukture dhe shkolla falas per turizem dhe gjuhe angleze , populli beje lek me turiste meqe po vijne mbi pesembedhjet milion

    Përgjigju
  • Uti: 21/08/2024 21:19

    Po lefton pordhicia me ministrin qurravec te radhes kunder sindikates se organizuar te Tome Doshit ne Malesi.

    Përgjigju
  • Joskamundesi: 21/08/2024 17:44

    Mirepo i madhi neper intervista pretendon qe nuk mbillet kanabis ne Shqiperi, madje inatoset me gazetaret kur ia permendin kete fakt...

    Përgjigju
    • Or tej: 21/08/2024 18:56

      Genjen bota sepse nuk jemi narkoshtet or teeeejjjjj

  • Krisma ne Malsi: 21/08/2024 16:54

    I qelluan efektivet me arme sepse me gjithe ato leke qe kishin dhene edhe keta prape nuk i paralajmeruan qe po shkonin. Ndoshta kane paguar me shume rivalet tek parcela ngjitur per te eliminuar koncurencen.

    Përgjigju
  • Vata: 21/08/2024 12:54

    Po vilat,po maqinat e shtrejta,po hotelet me çfarë parash doti bojnë i dashur Agjent! Këto njerëz nuk dinë të bojnë pun tjetër veç kultivim kanabisi,po edhe vrasje!

    Përgjigju
  • Agjenti: 21/08/2024 12:37

    Akoma nuk mesuan talebanet e dukagjinit qe nuk jeta vetem kultivim droge.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?