Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji ka reaguar pas lajmit që dyshohet se një trafikant ka qëlluar me armë ndaj policëve në Malësi të Madhe. Në një postim në Facebook, Salianji shkruan se degradimi i rendit ka vënë në alarm gjithë shoqërinë.
Salianji ka thumbuar edhe ministrin e Brendshëm, Ervin Hoxha, për të cilin thotë se është shpallur në kërkim dhe se po mbrohet në bunkerë derisa të marrë dakordësinë e bandave për të ndërhyrë për sigurinë e rendin në vend.
"Plumbat ndaj policisë janë të papranueshme dhe kushdo ngre dorën ndaj policisë, godet autoritetin e shtetit dhe duhet të marrë ndëshkimin më të ashpër! Ndërkohë duhet thënë se ngjarje të tilla të harruara prej vitesh vijnë për shkak të drejtuesve partiakë të policisë së shtetit dhe përdorimit të segmenteve të policisë që ndihmojnë dhe lehtësojnë krimin, e kriminelët që mbledhin e pjellin vota për pushtetin! Këta drejtues ja kanë ulur autoritetin policisë dhe i kanë vendosur nën darë punonjësit e policisë, nën darën e krimit dhe drejtuesve të policisë të emëruar nga krimi!
Degradimi i rendit dhe sigurisë ka vendosur në alarm gjithë shoqërinë, duhet ndryshim! Ministri prej kohësh është shpallur në kërkim e nuk gjendet me sa duket i trembur nga gjendja e krimit dhe i pafuqishëm të ndërhyjë derisa të marrë dakortësinë e bandave, po mbron veten në bunkerët e ministrisë", shkruan Salianji.
Lajmi kryesor:
Malësia e Madhe ‘luftë’ si Lazarati, trafikantët e drogës qëllojnë në ajër sa shohin efektivët dhe arratisen! RENEA dhe FNSH rrethojnë zonën (VIDEO)
SI.E./ReportTv.al