Kronikë

Qëlloi bashkëjetuesen dhe më pas vrau veten, çfarë postonte në TikTok 34-vjeçari: Nëse e do fort mos hiq dorë dhe mos u lësho për asnjë arsye

18 Shkurt, 14:24| Përditesimi: 18 Shkurt, 14:29

  • Share

 

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Shkodrën këtë të martë, ku 34-vjeçari Kolë Manaj ka qëlluar me armë zjarri partneren e tij, Anila Prendushi, dhe më pas ka vrarë veten. Gruaja 44-vjeçare ka mbetur e plagosur rëndë dhe ndodhet në spital në gjendje kritike për jetën.

Prendushi ishte e divorcuar prej gjashtë vitesh nga bashkëshorti i saj, me të cilin kishte tre fëmijë, ndërsa prej pesë vitesh bashkëjetonte me Manajn.

Shkaqet e kësaj ngjarjeje tragjike mbeten ende të paqarta, ndërkohë që në rrjetet sociale çifti shfaqej i lumtur, duke ndarë mesazhe dhe foto të përbashkëta.

Në një nga postimet e tyre në TikTok, ata kishin shkruar: “Nëse e do fort mos hiq dorë dhe mos u lësho për asnjë lloj arsye në botë.”


Lajmi kryesor:

“Mos hiq dorë!” Nuk pranonte ndarjen, 34-vjeçari plagos në kokë partneren, nënë e divorcuar e 3 fëmijëve e më pas vret veten në makinë


G.K/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se vota e Diasporës do jetë përcaktuese më 11 maj?