Zbardhet dinamika e ngjarjes së ndodhur sot në Elbasan, ku 45-vjeçari Josif Kavaja ka qëlluar me armë në drejtim të policisë dhe më pas është arratisur në pyll.
Gazetari i Report Tv Arsen Rusta bën me dije se Kavaja ka qëlluar 12 herë në drejtim të policisë me kallashnikov.
Pardje fqinjët e kanë denoncuar 45 vjeçarin, ndërsa prokuroria ka vendosur që t'i shkojë për kontroll shtëpi.
Kavaja ka qenë në lokal kur ka parë policët që po shkonin për kontroll dhe ka hyrë në shtëpi ka marrë kallashnikovin dhe ka qëlluar drejt tyre.
Më pas ai është arratisur në pyll dhe policia e ka lokalizuar vendndodhjen. Por ka një orë e ca që as nuk qëllon dhe as nuk përgjigjet ndaj policisë. Mundësia më e madhe është se ka vrarë veten.
Kavaja është beqar, i pamartuar asnjëherë dhe nga Elbasani deri te shtëpia e tij, është afër 2 orë e 40 minuta.
Lajmi kryesor:
45-vjeçari në Elbasan terrorizon banorët dhe qëllon 12 herë drejt efektivëve! Arratiset në pyll, policia e rrethon por prej 1 ore s'përgjigjet! Dyshohet se ka vrarë veten
//ReportTv.al