Policia e Vlorës ka identifikuar autorin e dyshuar që ka qëlluar me çifte ndaj kuajve në zonën e Llogarasë në Vlorë.
Kështu, uniformat blu kanë nisur hetimet në gjendje të lirë ndaj 55-vjeçarit me iniciale S.M., nga Orikumi.
Këtij të fundit iu sekuestruar edhe një çifte të cilën e posedon, për ekzaminime të mëtejshme.
Policia thotë se nga të shtënat me armë gjahu është dëmtuar vetëm një kal.
Ngjarja e rëndë u regjistrua një ditë më parë. Burimet thanë se autorët mund të jenë gjahtarë të paligjshëm ose persona të përfshirë në konflikte për konkurrencë, ndërmjet guidave turistike.
Njoftimi i Policisë së Vlorës:
Në vijim të dokumentimit të plotë për rastin e referuar në Prokurori, për veprën penale “Keqtrajtimi i kafshëve”, ku në territorin e parkut të Llogarasë, fillimisht dyshohej se ishin dëmtuar dy kuaj të shtetasit K. K., 46 vjeç, por nga verifikimet rezultoi se ishte dëmtuar njëri prej tyre, të cilit i ishin shkaktuar disa dëmtime nga armë gjahu, specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Orikum kanë bërë të mundur identifikimin e autorit të dyshuar dhe nisjen e procedimit penal në ngarkim të tij, konkretisht ndaj shtetasit S. M., 55 vjeç, banues në Orikum. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua, për ekzaminime të mëtejshme, edhe një armë gjahu në pronësi të shtetasit S. M.
Komente

Po 4 kuajt e ngordhur, apo ata nuk quhen?
PërgjigjuPo pse në gjëndje të lir?? Mereni me dhun dhe futeni mbrënda. Ky ësht më kriminel se ai që vret njerëz. Kafshët jan të pa fashëme
PërgjigjuMori paret prokurori qe ta mbyllim ceshtjen..shtet leshi