Qëlloi ndaj 2 policëve në Vlorë, ekstradohet nga Belgjika 39 vjeçari (EMRI)

29 Gusht, 15:24| Përditesimi: 29 Gusht, 15:36

  • Share

Një 39 vjeçar shqiptar është ekstraduar në Shqipëri nga Belgjika, pasi dy vite më parë qëlloi në drejtim të 2 punonjësve të policisë në Vlorë. Diego Haxhiraj alias Teki Hanaj në bashkëpunim me një person tjetër qëlloi në drejtim të policëve më 2 shtator të vitit 2022 në Vlorë.

Haxhiraj për këtë ngjarje iu caktua nga Gjykata e Vlorës masa e sigurisë ‘arrest në burg’ për veprat penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim, dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Diego Haxhiraj alias Teki Hanaj, i njohur ndryshe edhe si Diego Hanaj ka qëlluar në drejtim të makinës në të cilën po udhëtonin 2 policët, Angjelo Breshani, polic i patrulle Vlorë e Nako Mehmetaj polic kufitar në Sarandë.

Makina të në cilën po udhëtonin 2 policët, jashtë orarit të punës, ishte një ‘Audi’ me xhama të zinj dhe menjëherë sapo ndodhi ngjarja, efektivët i kanë hequr targën.

Diego Haxhiraj alias Teki Hanaj alias Diego Hanaj ka precedentë të mëparshëm penal në fushën e narkotikëve, i arrestuar në 2013 me 600 kg hashash. Në 5 janar po të vitit 2022, ai ra pre e një atentati, ku shpëtoi me disa lëndime në dorë. Ai u qëllua nga një automjet 'Audi' teksa po hynte në pallatin ku jetonte pranë një supermarketi. Para se të qëllohej, i riu ka vrapuar pasi ka pikasur autorët që e prisnin. Këta të fundit e kanë qëlluar disa herë 36-vjeçarin i cili për fat të mirë ka marrë vetëm një plumb në dorë.

'Këtij shtetasi, Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, në vitin 2022, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim, dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Mbrëmjen e datës 02.09.2022, në qytetin e Vlorës, dyshohet se shtetasi D. H. alias T. H., në bashkëpunim me një shtetas tjetër, ka qëlluar me armë zjarri, në drejtim të 2 punonjësve të Policisë. Autorët u larguan nga vendngjarja, me një automjet, i cili u gjet dhe u sekuestrua nga Policia.', thotë policia.

G.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?