Foto ilustruese

Qëlluan me armë zjarri ndaj 36 vjeçarit në Selenicë, arrestohet 33 vjeçari, në kërkim bashkëpunëtori i tij! Të dy të dënuar më parë (EMRAT)

14 Mars 2023, 10:50| Përditesimi: 14 Mars 2023, 10:58

  • Share

Një ngjarje kriminale është parandaluar në Selenicë të Vlorës ku dy persona kanë qëlluar me armë zjarri ndaj një 36 vjeçari pasi janë konfliktuar me këtë të fundit.

Në pranga ka rënë Endri Beqiraj, 33 vjeç ndërsa është shpallur në kërkim Julo Rrokaj. Të dy këta persona kishin precedentë të mëparshëm kriminalë në fushën e krimeve kundër personit.

Endri Beqiraj dhe Julo Rrokaj pasi u konfliktuan me 36 vjeçarin, Gëzim Lekaj, e kanë qëluar këtë të funditm e armë zjarri por fatmirësisht ky i fundit ka arritur të fshihet dhe t’u shpëtojë të shtënave.

Mësohet se këta dy persona i kanë kërkuar 36 vjeçarit që punonte si çoban një shumë parash, të cilat ky i fundit nuk ua ka dhënë. Për pasojë konflikti është përshkallëzuar deri në pikën ku është qëlluar me armë ndaj tij. 

 

B.V/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?