Sociale

Qendra historike e Vlorës, 68 objekte të restauruar, gati për çeljen e sezonit turistik

18 Janar 2019, 14:13| Përditesimi: 18 Janar 2019, 15:15

  • Share

Rikthimi në identitet i qendrës historike të Vlorës pritet të marrë fund në fillim të sezonit turistik të këti viti. Janë 68 objekte të cilat po i nënshtrohen restaurimit ndërsa për rregullimin e rrugëve dhe rrugicave do të jetë një periudhë e mëvonshme. Ndërkohë në zonën historike është parashikur prishja e 40 objkteve të cilat kanë dëmtuar strukturën e kësaj qendre.

Aktualisht nga bashkia e Vlorës janë prishur 35 objekte, pritet që 5 të tjera të prishen në ditët në vijim.

Vazhdojnë punimet me ritme të larta për përfundimin e rikonstruksionit të objekteve të qendrës historike. Krahas punimeve të rikonstruksionit është duke u përfunduar faza e prishjeve të shtesave anësore dhe në lartë të objekteve. Rikonstruksioni i objekteve do të përfundojë brenda qershorit. Ndërkohe kemi edhe mobilim urban dhe rrjetin inxhinerik.

Erion Hamataj Drejtor i Urbanistikës, Bashkia Vlorë

Projketi i restaurimit të qendrës historike të Vlorës kanë startuar në shtator të vitit 2017, ndërsa vlera investimit shkon rreth 322 milionë lekë. Pritet që kjo pjesë e qytetit të tërheq vëmëndjen e shumë turistëve të huaj pasi objektet që e përbëjnë këtë lagje janë mjaftë atraktive.

/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • redi: 18/01/2019 19:42

    Per rilindjen urbane i heq japelen Ed Rames . Eshte me te vertet kthimi ne identutet i ndertesave te vjetea por me vlera arkitekturore . Turusti mbi te gjitha ja nevoje te njohe kulturen ne vite bashke dhe me ndertimet e reja moderne

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?