Qëndrimi i Rithemelimit për ‘Belerin’, teza e analistit Nesturi: Mund të lidhet me kërkesën që grekët nuk i kanë plotësuar Berishës

13 Dhjetor 2023, 21:55| Përditesimi: 13 Dhjetor 2023, 22:03

  • Share

 

Analisti Plator Nesturi ka dhënë tezën e tij sa i takon qëndrimit të Rithemelimit për çështjen ‘Beleri’. I ftuar në ‘Repolitix’, ai tha se shkak për këtë lloj indiference nga opozita për Belerin, mund të jetë bërë një kërkesë e papërmbushur e Berishës ndaj Greqisë.

“Unë nuk jam dakord që t’i kërkohet llogari opozitës. Nuk e shikoj që opozita ka mbajtur një qëndrim shumë mbrojtës. Është lënë.  Unë kam tezën time pse ndodh kjo. Mendoj se Berisha nuk bën asnjëherë mbrojtje kot, gjithmonë e ka trajtuar Belerin si goditje ndaj popozitës ndërsa grekëve i ka interesuar fakti të fokusohet si minoritar dhe jo si i opozitës. Kam përshtpyptjen që Berisha e ka kërkuar këtë gjë që më mbroni që të dal me tezat tuaja. Përderisa nuk e ka dhënë këtë shans Greqia, edhe Berisha ka mbajtur këtë qëndrim”- tha Nesturi.


Lajmi kryesor:

Greqia pengon Shqipërinë për negociatat në BE, Krashi: Po të mos ishte Beleri, do gjente diçka tjetër! Baçi: Situatë e përgatitur nga Rama, nuk i intereson anëtarësimi


B.V//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?