Qentë sulmojnë qytetarët, tre raste brenda ditës në Vlorë! Pronarët lënë kafshët shoqëruese pa maska, infermierja: Nga 1 marsi 16 kafshime

23 Mars 2021, 22:36| Përditesimi: 23 Mars 2021, 22:45

  • Share

Qentë e rrugës por dhe ata me pronarë vijojnë të jenë shqetësim për qytetarët në Vlorë. Pronarët e kafshëve shoqëruese shpesh i lënë pa maska dhe pa lidhur. Vetëm paraditen e kësaj të marte, 3 qytetarë janë sulmuar teksa shëtisnin përgjatë Lungomares.

Konfirmimi vjen edhe nga bluzat e bardha në urgjencën e Poliklinikës së Specialiteteve. Infermierja Vojsava Hitaj deklaron se brenda muajit mars janë paraqitur 16 pacientë me plagë të shkaktuara nga kafshimi i qenve.

“E vërejmë në punën tonë të përditshme kemi goxha kafshime nga qentë sidomos nga qentë endacak por nuk mungojnë as ata që janë me pronarë. Sot kemi 3 raste, dje nuk kishim. Nga 1 marsi deri më tani janë bërë rreth 16 kafshime nga qentë”, tha Vojsava Hitaj.

Kështu tri rastet e sotme nuk janë episodike sporadike. Pasojat janë jo vetëm fizike por edhe psikologjike për qytetarët që bien pre e sulmeve nga qentë në qytetin bregdetar.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 24/03/2021 01:56

    Beni sa te doni investime e rregullime,mjafton te shohesh tufat e qeneve neper rruge dhe te duket vetja sikur je ne Afrike dhe ne Afganistan.Qente duhen mbledhur e mbajtur ne strehime kafshesh dhe te vendosen per adoptim.Sa per individet qe mbajne qen,mendoj qe mbajtja vazhdimisht ne leash/lidhese/,eshte e mjaftueshme per sigurine.Bashkite do te ishte mire te krijonin miniparqe te rrethuara,ku te zotet te mund t'i lene qente te lire,te luajne,pa rrezikuar personat qe nuk kane qen.

    Përgjigju
  • Ilir: 24/03/2021 01:47

    Bashkite duhet te marrin masa jo vetem per qente ,;por dhe per pastrimin cep me cep te qyteteve..ne tirane pastrohen vetem disa rruge kryesore ,,dhe jo ne te dy krahet,,kryeqytet i thenshin..per kete eshte bashkia dhe ndermarrjet e saj...

    Përgjigju
  • Flori: 24/03/2021 01:43

    Qente e sulmojne njeriun sepse jane te uritur..pa ngrene,,kur jane te ngrene nuk te sulmojne,,e vetmja zgjidhje per fat te keq eshte te eleminohen,,,vetem ketu te ne shetisin qente rrugeve,,,me duket sikur kryetaret e bashkive sikur duan te fajesojne qente per pislkekun,,pluhurin dhe plehrat qe nuk mblidhen dhe perpunohen...dhe balten neper rruge.......

    Përgjigju
  • Leli: 23/03/2021 23:38

    Bashkia merret me pune te medha. Nuk merret me qente. Ka dy muaj qe po hap procedurat per tenderin se eshte nje grope e vogel ne lungomare.

    Përgjigju
  • vlora: 23/03/2021 22:53

    Ne mengjes shikon njerzit qe ecin ne lungomare me shkopinj ne duar se kane frike nga qente qe ketu jane me shumice.Jeta e njeriut vlen me shume se jeta e qenit,prandaj bashkia duhet ti helmoje se jane rezik per njerezit

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?