Qeveri nis luftën kundër korrupsionit, Ministrja Balluku: Në UKV ka vepruar grup i struktuar kriminal, paditën në gjyq institucionin për të marrë miliona

31 Maj, 16:00| Përditesimi: 31 Maj, 22:05

  • Share

Qeveria thotë se ka zbuluar një skemë të korruptive dhe abuzive në Ndërmarrjen e Ujësjellës Kanalizimeve Vlorë, ku të përfshirë janë punonjës të këtij institucioni kanë paditur në gjyq Ujësjellësin dhe në bashkëpunim me juristin dhe të tjerë.

Punonjësit kanë pretenduar se nuk u janë paguar 2% në vit për vjetërsinë në punë, kompensimin ushqimor apo edhe përqindje për grupin e diplomës. Por nëse kjo përllogaritej  në 100 - 200 mijë lekë të reja, në gjykatë i është marrë kësaj sha-je (UKV), 100 milionë për një punonjës.

Para punonjësve zv/kryeministrija njëkohësisht Ministrja e Energjetikës, Belinda Balluku tha se Ndërmarrja e Ujësjellës Kanalizimeve Vlorë është e vetmja ndërmarrje që ka një problem të madh financiar dhe ka vepruar si grup të strukturuar kriminal.

Këto detyrime rrezikojnë falimentimin e UKV dhe se dosjet tashmë janë përpiluar dhe do të denoncohen në SPAK.

“Mua në Vlorë më pëlqen të vij për punë të mira zakonisht meqë është një nga zonat ku qeveria ka investuar më shumë dhe ju jeni të qartë për këtë.  …Nuk kam kurrë dëshirë të vij në Vlorë për të tërhequr vëmendjen apo zbuluar skema korruptive të cilat shkojnë në llogari e kurriz të qytetarëve të Vlorës.

Do të kuptoja paaftësinë e drejtuesve, keqmenaxhimin, se njerëz jeni e nuk ia dilni, por që të abuzohet në kurriz të qytetarëve të Vlorës të jemi sot në rrisk që të mos kemi mundësi të ofrohet shërbimi ashtu sic duhet sepse një grup një dorë njerëzish këtu ka vendosur të marrë paratë e kompanisë dhe të keqpërdorë për qëllimet e veta kjo është gjithcka që ju duhet ta dini. Kjo nuk është një cëshje që do të ngelet në sirtaret e ministrisë, por do të ndiqet penalisht për të gjithë aktorët e përfshirë, pa përjashtuar këtu askënd, nga dizenjuesi I skemës korruptive deri tek ekzekutuesit më të lartë të kësaj skeme. Kjo është detyra ime personale e stafit tim të ministrisë e do i shkohet deri në fund. Mendova të vija tju thoja vetë që të mos e keni surprizë. E ata që kanë bërë të marrin masa e meqë avokatët i keni, e i keni përdorur për skemën korruptive përdorini për tu mbrojtur tek skena korruptive.”, deklaroi Balluku.

Ajo paralajmëroi se dosja e shkeljeve në këtë ndërmarrje është përgatitur me të gjitha detajet.

"Kjo histori do të bëhet publike. Kemi dy muaj, që i kemi shkuar deri në rrënjën e fundit aty ku është ngjizur kjo skemë. Kemi dy muaj që punojmë për secilën dosje. Si ka funksionuar, si është ngjizur, kush janë aktorët që e kanë ngritur, kush janë përfituesit e skemës, si ndahen paratë e gjithcka. Po ju informoj se dosjet janë gati. Avokatët që keni përdorur për të marrë lekët popullit të Vlorës përdorini që tju mbrojnë ju e veten e vet ata avokatë. Që këtu juristët e ujësjellës kanalizimit për vetë faktin që nuk kanë mbrojtur cështjen e kanë cuar kompaninë në gjyq. Njëri prej juristëve e ka mbyllur cështjen dhe ka marrë paratë. Këtu është futur përmbaruesi që në shkallë të parë. Ata që duhej të mbronin shtetin nga ky ekspozim, ata që shkonin në gjyq gjasmë për të mbrojtur UKV-në kishin hedhur në gjyq madje kanë fituar paratë. 

Balluku shtoi se të gjithë personat e përfshirë në këtë skemë zhvatëse “i kanë hyrë detit në këmbë”.

Sepse për cudi të madhe këtu është futur përmbaruesi që në shkallë të parë. Vetë juristët e Ujësjellës Kanalizimeve të Vlorës. Ndërkohë që shkonin në gjyq gjasmë për të mbrojtur UKV-në e kishin hedhur në gjyq

Kush është ky jurist, që punon për një ndërmarrje, bën sikur e mbron por nga ana tjetër ndjek të njëjtën skemë korruptive si paditësit e tjerë. Nuk e di kush e ka pasur këtë siguri që shteti do të flinte gjumë dhe ju do të vijonit dhe mjeshtri do ju conte mjeshtri I parë që bëri zbulimin do ju conte një për një po tek I  njëjti grup. Aty ku shkruhej, dërgohej kallëzimi e përmbaruesi merrte paratë.

Keni dëgjuar ndonjë herë të kërkosh të marrësh vjetërsinë në punë e të kërkosh fitimin e munguar. E perceptoni juridikisht si parim?! Ti çon shteti në gjyq sepse pretendon se nuk është paguar vjetërsia në punë 2%. Por kjo nuk të mjafton pasi të kanë mësuar që duhet ta trajtosh si biznes. Pra vjetërsia në punë e përllogaritur nga ne shkon nga 100 - 200 mijë të reja, me shtesat që i kanë bërë paditësit ka arritur në 100 milionë të vjetra. Dmth për vështirësinë  në punë ekuivalente të përllogaritur nga ne 1 mln të vjetra në gjykatë i është marrë kësaj sha-je (UKV), 100 milionë për një punonjës.

E dini si është marrë? Është marrë sepse ka detyrim i padituri ti paguajë palës paditëse shtesën në pagë për vjetërsi pune në masën 2% në vit. Detyrimin e të paditurit të paguajë palës paditëse kontributin për sigurimet shoqërore dhe shëndetësore dhe TVSh mbi shtesën e pagës së papaguar. Detyrimin e të paditurit ti paguajë palës paditëse fitimin e munguar dhe kamatvonesat për vlerat e papaguara të shtesës në pagë për vjetërsi në punë. Detyrimin e të paditurit ti paguajë shtesën që rrjedh nga paga e grupit të diplomës së shkollës së lartë prej 14 mijë lekë në muaj. Në shkelje të plotë pasi sha-të nuk përfshihen nëë VKM që përkufizon qartë se bëhet fjalë për punonjësit me DAPK. Duke nisur nga paditës, avokati apo dhe gjyqtari nuk është vënë re. Sic nuk është vënë re se është parashkruar se me kod pune shumica e atyre që kanë paditur e kanë cështjen të parashkruar se kanë dalë në pension prej vitesh, e vetëm tre vite parashikohet me kod pune.

I keni  hyrë detit në këmbë. Secili prej jush që ka marrë pjesë në këtë skemë korruptive I ka hyrë detit në këmbë. I ka rënë në qafë popullit të Vlorës, taksapaguesve e do të përgjigjeni një për një të gjithë. Vlora do të bëhet shembull. Ashtu sic po ktheheni në shembull të keq për ndërmarrjet e tjera do të ktheheni në shembullin se cfarë ndodh kur ka grup të strukturuar.  Ky është grup I strukturuar besoj e kuptoni . Ky është grup i strukturuar që ka vepruar në bashkërendim të plotë në kurriz të shqiptarëve dhe në kurriz të popullit të Vlorës. Sot UKV është në risk për të mos ofruar dot shërbime në kulm të sezonit, sepse ca patën dëshirë e qejf të bënin ca para dhe menduan se zbuluan skemën e shekullit.

Ne nuk ndërhyjmë kurrë në punët e drejtësisë por nuk lëmë gjë pa çuar në dyert e drejtësisë. Mos aludoni se ardhja ime këtu është për të tërhequr vëmendjen. Unë punët i nis dhe i bitis. E kam bërë punën paraprake dhe është thjesht për tu zyrtarizuar. Nuk ka ardhur njeri tju kërcënojë të ikni apo të rrini në punë. Atë e dini vetë. Do të keni kohë plot të merreni dhe me drejtësinë e gjërat e tjera. E dini ju kush do të ikë e kush do të rrijë. Kush ka shkelur ligjin. Kush është bërë pjesë e këtij grupi të strukturuar. Pensionistët e UKV-së që dolën në pension po menduan që ka ardhur koha të vjedhin ca lekë nga UKV. Është llogari që e keni bërë gabim. Nuk e di pse kovën që e mbushni me qumësht ia fusni shkelmin.

Kjo skemë është bërë virale dhe shqetësuese.


Lajmi kryesor:

Paditën ujësjellësin e Vlorës dhe fituan, Balluku-vartësve në Vlorë: Do ju çoj në SPAK, ju bëj shembull! Jeni grup kriminal


S.G/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?