Seanca për dhënien e votëbesimit në Kuvend të Partisë Socialiste si partia e mandatuar nga qytetarët për të drejtuar Shqipërinë dhe për 4 vitet e ardhshme, nuk ka zgjatur më shumë se 25 minuta pas kaosit të krijuar në parlament nga opozita.
Me 82 vota pro, Kuvendi apo më saktë vetë mazhoranca si shumicë, miratoi programin qeverisës si dhe të 16 ministrat e kabinetit ‘Rama 4’.
Pas marrjes së votëbesimit në Kuvend, me rregullore ministrat duhet të betohen dhe përpara kreut të shtetit, presidentit të Republikës, Bajram Begaj, akti final ky i ‘zyrtarizimit’ të qeverisë së re.
Ende nuk është e qartë nëse ministrat do të betohen po sot përpara Begajt apo ceremonia do të mbahet ditën e nesërme, pasi përfundimi i seancës në kohë rekord si asnjëherë më parë, doli jashtë parashikimeve.
QEVERIA RAMA 4
Belinda Balluku - Zv/Kryeministre dhe ministre e Energjisë e Infrastrukturës
Albana Koçiu - Ministria e Punëve të Brendshme
Elisa Spiropali -Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme
Petrit Malaj - Ministria e Financave
Blendi Gonxhja - Ministria e Kulturës, Turizmit dhe Sportit
Sofjan Jaupaj - Ministria e Mjedisit
Mirela Kumbaro - Ministria e Arsimit
Evis Sala - Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale
Delina Ibrahimaj - Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit
Besfort Lamallari - Ministria e Drejtësisë
Pirro Vengu - Ministria e Mbrojtjes
Andis Salla – Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural
Ervin Demo – Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor
Majlinda Dhuka – Ministre e Shtetit dhe Kryenegociatorja e Shqipërisë
Adea Pirdeni - Ministre e Shtetit për antikorrupsionin
Toni Gogu - Ministria për Marrëdhëniet me Parlamentin
K.B/ReportTv.al
Sondazhi i ditës:
Opozita pengon Ramën të prezantojë programin qeverisës, si iu duket?
-
E drejtë
11.2%
-
E gabuar
79.6%
-
Nuk e di
9.2%
Vota total: 98