Qeveria Rama 4 pritet të marrë votëbesimin në Kuvend, në një seancë plenare që siç tradita e do, mund të zgjasë dy ditë, të enjten dhe të premten. Më tej, kabineti i ri, do të duhet të betohet mbi kushtetutë në Presidencë.
Para se të shkojnë në parlament, emrat e ministrave të rinj të cilët Edi Rama ia dorëzoi Bajram Begajt aty për aty në presidencë, të premten kur u emërua kryeministër, u dekretuan nga kreu i shtetit.
Pikëpyetjeve të mëdha, se çdo të bëhet me anëtaren e 17-të të kabinetit, Diellën, të parën ministre virtuale në botë, iu dha përgjigja e parë, me mungesën e një dekreti të posaçëm për emërimin e saj.
Burimet për Report Tv sqaruan se “Diella” për momentin është vetëm në nenin 2 të dekretit të parë të Presidentit, ku përveçse emëroi Edi Ramën, kryeministër, specifikoi se ushtron edhe përgjegjësinë "për ngritjen dhe funksionimin e ministrit virtual të Inteligjencës Artificiale “Diella”.
“Shkon në kufijtë e antikushtetushmërisë, por nuk mund të themi që mbetet për tu shqyrtuar nëse është antikushtetues apo jo. Ajo që unë shoh si një tejkalim të kompetencave të kreut të shtetit te ky dekret, është fakti që kreu i shtetit kishte për detyrë të emëronte vetëm kryeministrin”, tha Bledar Dervishaj, ish-këshilltar Presidenti, në një intervistë për Report Tv.
Por kush po e krijon Diellën dhe kur do të jetë ajo funksionale?
Deri më tani nuk ka një përgjigje zyrtare nga Kryeministria, se me çfarë të dhënash po furnizohet Diella për sektorët që do të ketë në kompetencën e saj dhe se kur mund të jetë gati ministrja e parë virtuale.
“Kushtetuta parashikon që ministrat janë humanë, përgjigjen japin llogari betohen para Kushtetutws”, thekson Dervishaj.
Megjithë këto pikëpyetje, ende ka mjegull juridike për bazën kushtetuese në pikën 2 të dekretit të parë të presidentit për ushtrimin e përgjegjësisë nga kryeministri për funksionimin e ministrit virtual, dekret që opozita e ka cilësuar antikushtetues.
Presidenti Bajram Begaj ka dekretuar emrat e 16 ministrave të rinj të kabinetit Rama. Dekretet tashmë do të t’i kalojnë Kuvendit, ku qeveria Rama 4 pritet të marrë votëbesimin në Kuvend, në një seancë që mund të zgjasë dy ditë, të enjten dhe të premten. Më tej, kabineti i ri, do të duhet të betohet mbi kushtetutë në Presidencë.
Por, në dekretet e Presidentit Begaj, mungon ministrja virtuale “Diella”. Ministrja virtuale për momentin është vetëm në nenin 2 të dekretit të parë të Presidentit. Ky i fundit përveçse emëroi Edi Ramën, kryeministër, specifikoi se ushtron edhe përgjegjësinë "për ngritjen dhe funksionimin e ministrit virtual të Inteligjencës Artificiale “Diella”.
Komente
