Qeveria ka miratuar ndërtimin e një termocentrali të ri me kapacitet të instaluar prej 170 MË në Roskovec, Qarku Fier. Ky projekt do të realizohet nga shoqëria greko-shqiptare “Fier Thermoelectric” sh.a e cila aksionerë ka kompaninë greke DEPA COMMERCIAL S.A. 35% dhe kompaninë tjetër greke GEK TERNA Holdings 35% ndërkohë që GENER 2 zotëron 30% të aksioneve.
Gener 2, pronë e biznesmenit Bashkim Ulaj, ka lidhje të ngushta me Sali Berisha, çka i ka mundësuar të fitojë vazhdimisht tendera dhe koncesione publike pa pasur pengesa as akuzat. Përveç kësaj, Ulaj është gjithashtu pronar i një kanali televiziv. Vendimi është firmosur nga zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Energjisë, Belinda Balluku.
Sipas vendimit të Këshillit të Ministrave: Afati për ndërtimin dhe vënien në operim të termocentralit është 36 muaj nga hyrja në fuqi e vendimi. Termocentrali do të operojë për një periudhë 49-vjeçare.
Shoqëria “Fier Thermoelectric” sh.a. do të raportojë çdo tre muaj për progresin e punimeve dhe do të respektojë të gjitha kushtet e përcaktuara në lejet dhe licencat mjedisore.
Përveç detyrimeve teknike dhe raportimeve periodike, shoqëria do të dorëzojë një garanci kontrate prej të paktën 5% të vlerës së investimit përpara nënshkrimit të marrëveshjes me Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë.
Gjithashtu, ajo do t’i transferojë ministrisë 2% të prodhimit vjetor të energjisë elektrike t’i japë falas si royalty, ose ekuivalentin e saj në vlerë monetare.
Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë dhe Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore do të ushtrojnë mbikëqyrje të vazhdueshme mbi realizimin dhe funksionimin e projektit.
PËR
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 1, të nenit 49, të ligjit nr.43/2015, “Për sektorin e energjisë elektrike”, të ndryshuar, me propozimin e Zëvendëskryeministrit dhe ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave
a) Emri i aplikuesit: Shoqëria “FIER THERMOELECTRIC”, sh.a.;
b) Numri i identifikimit personal të zyrës së taksave NIPT/NUIS: M22211019U;
c) Tipi i centralit: Termocentral;
ç) Kapaciteti i instaluar: 170 MË;
d) Afati i pritshëm i vënies në punë dhe pajisja me leje ndërtimi: Koha për ndërtimin, pajisjen me lejen e ndërtimit dhe vënien në operim të impiantit fotovoltaik do të jetë brenda 36 (tridhjetë e gjashtë) muajve nga hyrja në fuqi e këtij vendimi;
dh) Vendndodhja e burimit gjenerues të energjisë: në Roskovec, Qarku Fier;
e) Afati i operimit: 49 (dyzet e nëntë) vjet nga hyrja në fuqi e këtij vendimi;
ë) Koordinatat e tokës, sipas aneksit 1, që i bashkëlidhet këtij vendimi;
f) Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë dhe Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore kanë të drejtë të ushtrojnë mbikëqyrje të përgjithshme, me afate 3-mujore gjatë realizimit, vënies në punë dhe operimit, me synim që të verifikojnë se ecuria e punimeve, cilësia, konformiteti dhe operimi janë në përputhje me programin e përgjithshëm të realizimit dhe dokumentacionin e projektit;
g) Shoqëria “FIER THERMOELECTRIC”, sh.a., ka detyrimin që:
i. të paraqesë periodikisht (çdo tre muaj) pranë Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë dhe Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore informacion për ecurinë e ndërtimit të termocentralit;
ii. të respektojë kushtet e cituara në lejet, licencat dhe autorizimet paraprake mjedisore, lëshuar nga institucionet përgjegjëse kombëtare;
iii. të dorëzojë sigurimin e kontratës, në masën jo më pak se 5% të vlerës së investimit, përpara nënshkrimit të kontratës, ndërmjet shoqërisë “FIER THERMOELECTRIC”, sh.a., dhe ministrisë. Në këtë kontratë përcaktohen të drejtat dhe detyrimet e palëve për realizimin e këtij projekti, penalitetet, në rast mosrealizimi, si dhe çështje të tjera, që lidhen me zbatimin e saj;
iv. t’i japë falas, në formë royalty, ministrisë përgjegjëse për energjinë sasinë e energjisë elektrike, në masën 2 (dy) % të sasisë vjetore të prodhimit të energjisë elektrike ose konvertimin e saj në vlerë monetare. Në rast konvertimi në vlerë monetare, shuma duhet të derdhet tërësisht në buxhetin e shtetit;
v. të përmbushë kërkesën, sipas rastit, që një pjesë e prodhimit të burimit gjenerues të energjisë t’i shitet furnizuesit publik, sipas legjislacionit në fuqi.
2. Ngarkohen Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë dhe shoqëria “FIER THERMOELECTRIC”, sh.a., për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
BELINDA BALLUKU
1. I duhet nje TEC vendit tone. 2. Me çlloj lende djegese do te punoje ky Tec? 3. Diku shprehet di fotovoltaik, si eshte e vertets? 4. Çfare ndikimi do te kete ne ambient, a i eshte vene kusht 5. Psvaresisht ketij burimi energjetik dhet te ecet me shpejte me fotovoltaiket dhe tutbinay me ere se po ecet sh. ngadañe. Sido qofte uroj qe te fillojne nga pina sa me pare
PërgjigjuPer cfare na duhen termocentralet kur e ardhmja eshte energjia diellore? O qeveri e mbrapshte dhe hajdute
PërgjigjuPo kur s'ka diell dhe ere do rrime pa drita? E ardhmja eshte hidrogjeni
Kush zorraxhi i qeverisë është korruptuar që e morrën këta? Pse duhet të jepet një leje e tillë kur qeveria greke sot bën deklarata kundër anëtarësimit të Shqipërisë në BE? Kush i mbron interesat e shqiptarëve? Pse nuk e rishqyrtojë këtë tender deri sapala tjetër të rishikoj mbështetjen apo jo të Shqipërisë?
PërgjigjuO Pisa. Po per kompanite shqiptare nuk u kursyet qe i vendoset tarife koncensionare 5%..., pse ketu me.dy standarte " sureter". Mizerje
Përgjigju