Koronavirusi/ Qeveria lë pushim administratën ditën e premte

18 Mars 2020, 21:43| Përditesimi: 18 Mars 2020, 22:10

  • Share

Dita e premte (20 mars) do të jetë pushim për administratën qendrore dhe vendore. Vendimi është marrë nga qeveria nisur nga situata e koronavirusit, me qëllim parandalimin e përhapjes. Në vendimin që ka hyrë në fuqi, pasi është botuar në Fletoren Zyrtare theksohet se nëpunësit e administratës ngarkohen  të  kryejnë  çdo  detyrë  që  u ngarkohet  nga  eprori  i drejtpërdrejtë  ose  titullari  i institucionit, e cila mund të përmbushet në kushtet e banesës, nëpërmjet komunikimit telefonik apo të mënyrave të tjera të komunikimit elektronik.

VENDIMI I PLOTE
Vendim për caktimin e datës 20 mars 2020 ditë pushimi për nëpunësit dhe punonjësit e administratës publike në  mbështetje  të  nenit  100  të  Kushtetutës,  të ligjit  nr.152/2013,  “Për  nëpunësin  civil”,  të ndryshuar,  dhe  të  ligjit  nr.7961,  datë  12.7.1995, “Kodi  i  Punës  i  Republikës  së  Shqipërisë”,  të ndryshuar, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

VENDOSI:1. 
Caktimin  e  datës  20  mars  2020  ditë  pushimi për   nëpunësit   civilë   dhe   punonjësit   tjerë   në administratën  publike,  të  nivelit  qendror  e  vendor, si dhe në institucionet e tjera shtetërore.

2.  Nëpunësit civilë dhe punonjësit e përmendur në  pikën  1,  të  këtij  vendimi,  gjatë  kësaj  periudhe, ngarkohen  të  kryejnë  çdo  detyrë  funksionale  që  u ngarkohet  nga  eprori  i drejtpërdrejtë  ose  titullari  i institucionit, e cila mund të përmbushet në kushtet e banesës, nëpërmjet komunikimit telefonik apo të mënyrave të tjera të komunikimit elektronik.

3.  Përjashtohen  nga  zbatimi  i  pikës  1,  të  këtij vendimi, punonjësit që janë personel shëndetësor.4.   Ngarkohen   institucionet   e   administratës shtetërore për zbatimin e këtij vendimi.Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në Fletoren Zyrtare.


Lajmi kryesor:

Pas rindërtimit, Ahmetaj caktohet ministër edhe për koronavirusin (Administrata pushim të premten)


  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?