Qeveria mbyll clubet e lounget/ Operatorët turistikë, artistët e pronarët protestë në Lungomare: Po falimentojmë! (VIDEO)

22 Korrik 2020, 20:27| Përditesimi: 22 Korrik 2020, 22:11

  • Share

VLORË- Operatorët turistikë, artistët dhe pronarët e shumë loungeve, apo lokaleve të natës po protestojnë në Lungomare pas vendimit për mbylljen e club-eve, lokaleve të natës e  lounge-ve për shkak të shfrenimit të tyre dhe mosrespektimit të masave të parandalimit të pandemisë së COVID-it.

Ata janë mbledhur për të kundërshtuar vendimin e qeverisë, pasi kjo prek drejtpërdrejt punën e tyre dhe të ardhurat ekonomike. Me banderolën  "Vlora proteston na lini të shërbejmë" ata kërkojnë tërheqjen e qeverisë nga ky vendim i marrë më 20 korrik.

Rreth  80 subjekte preken në Vlorë nga ky akt normativ i vendosur nga qeveria për të parandaluar përhapjen e pandemisë së COVID-19. Ata parashtrojnë kërkesat për ndryshime në aktin normativ ndërsa paralajmërojnë përshkallëzim të protestës. Artistët thonë se qeveria mund të marrë minimalisht  parasysh suportimin e këtij sektori me përfshirje në paketën fiskale. Protestuesit shprehen se lokalet e natës në Vlorë vetëm një muaj punojnë, kurse gjithë pjesën tjetër të vitit jo.

"Jemi shumë të penalizuar nga situata, të gjithë fajësojmë qeverinë, por ajo duhet të na ndihmojë jo të na penalizojë, kjo është kërkesa që po bëjmë në protestën e sotme. Mbyllja është falimentim për çdo biznes në të gjithë Shqipërinë. Ne sapo përgatiteshim kundrejt masave që kishte dhënë qeveria por na penalizoi më shumë se sa mendonim. njerëzit nuk duan që të pinë kafe e të shohin policin. Protestat duhet të bëhen në të gjithë Shqipërinë", tha një protestues.

"Apeli që kam për qeverinë, të ulet me këmbë në tokë mos t'i presë gjërat me sëpatë", tha një tjetër.

"Ky akt i ri normativ dëmton kjo vetëm biznesin në Lungomare por gjithë turizmin, kryesisht loung-et, baret, pub-et ajo pak jetë e natës që në 2-3 orë operon është në kaos. Në orën 9 që fillon biznesi këta thonë mbylle. Aq më tepër Vlora që vetëm një muaj shfrytëzon. Jemi të gjithë duke shprehur në mënyrë paqësore këtë indinjatë", tha një protestues tjetër.

Qeveria mori vendimin më 20 korrik që hapja e loungeve, pubeve, lokaleve të natës në këtë kohë që vendi po përballet me shifra të larta të prekurish me COVID do të gjobitet me 3 milionë lekë dhe një vit pezullim. Kurse muzika pas orës 20:00 në të gjithë mjediset e shërbimeve të çfarëdo lloji ndalohet dhe nëse vendimi nuk zbatohet subjekti gjobitet me 1 milion lekë dhe 6 muaj pezullim. Shoqata e Bareve e e cilëson këtë vendim absurd, duke shtuar se vatër e virusit nuk janë baret dhe clube-t por spitalet Covid. Kurse kryeministri Rama i është kundërpërgjigjur duke theksuar se ato nuk janë lejuar asnjë ditë të zhvillojnë aktivitetin e tyre. Ata gjithashtu zhvilluan protesta në Tiranë prej dy ditësh para Kryeministrisë kundër këtij vendimi, ku u vunë nën hetim 5 organizatorët.

Komento

Komente

  • Klodi: 23/07/2020 09:42

    Po nese infektohen qindra qytetar per te mos falimentuar juve,firmosni qe keni pergjegjsi penale dhe hyni ne burg? Dikush duhet te pergjigjet dhe te marri persiper shendetin e njerzve.Nese ju pranoni te hyni ne burg ne rast infektimi ne lokalet tuaja duke perjashtuar pergjegjsin e qeverise ateher bujrum e hapini.Ne te kund urte dhe zbatoni ligjet

    Përgjigju
  • Leon: 23/07/2020 08:03

    O plera mbyllni gojen, ne Shqiperi me 3 milion me 500 testime dalin100 te infektuar, ne Itali 60 milion me 50 000 testime dalia 200 te infektuar,,ju ahengxhinjte e bareve para se te protestoni rrijini mbi koke kamarjerit qe te mbaje masken si duhet kur i vjen ne tavoline klientit dhe jo ta mbaje te gusha ,rrijini mbi koke kamarjerve qurravece qe fusin gishtat ne hunde dhe pa lare duart te sjellin kafen,respektoni distancat nga tavolinat,pasi te keni sistemuar keto dilni protestoni,,va jane ket gjera,,shqiptarce o delenxhi

    Përgjigju
  • Vlonjat: 23/07/2020 01:19

    Ai tallavaja me mjekër që nxirrte 10 milion lek në një muaj e gjysëm, duhet në fillim të paguaj taksat dhe TVSH, pastaj të vij të na rruaj K me ato deklarata, në gjithë botën ku mjeksia është 100 herë më mirë se Shqipëria i kanë ndaluar këto aktivitete, këta BQ për të nxjerrë lek për vete janë gati të infekton një qytet të tërë.

    Përgjigju
    • Lus'n'blues: 23/07/2020 12:06

      Ti qe komenton pa emer ku di gje ti kokrra e legenit ca paguajme ne,po ke frike rri ne shtepi me plaken,une kete zanat kam me kete i ushqej femijet.Ne gjithe boten i ndalojne po i paguajne nuk i lene pa buke,se na ke rruajtur K

  • vera: 23/07/2020 00:37

    MUND TE punoni pa muzike deri ne oren 11 te nates si lokale e clube,,,jo disko po thote qeveria...

    Përgjigju
  • serendipita: 22/07/2020 23:00

    Jetoj ne Itali me sakte ne Lombardi, ne vendin me humbjet me te medha njerezore nga C19 dhe kur vjen puna jane hapur klubet diskot dhe lonzhet qe ne fillim te korrikut. erdha ktu me pushime, dua te iki 1 ore e me pare se eshte bere shqiperia si varreze. nuk di ca interesi ka por qeveria qe po falimenton gjithe zinxhirin neser do falimentoje vete. rama po 8 jap gropen vetes

    Përgjigju
  • Shaban: 22/07/2020 22:31

    ngaqe deklarono therrime ne xhiro shteti "ligjerisht" humbet therrime. Po te kishit deklaruar me kohe xhirot e verteta sot shteti do e mendonte 2 here para se tju kufizonte.

    Përgjigju
    • Vlonjati: 23/07/2020 12:54

      Saktë Shaban, e thua po kujt ja thua...

  • Arber: 22/07/2020 22:31

    Shum mir beri qe ndaloi muziken tallava se na cat koken gjith diten dap dup .Vetem ne Shqiperi bejn gare kush te ngreje ne kup te qiellit muziken .Ta kish bere me pare se na mbyten alabaket .

    Përgjigju
  • Loran: 22/07/2020 21:55

    Po se ishit mesuar te hanit e pinit ne kurriz te qytatrve i mbytet me virus o hajduter

    Përgjigju
    • o Loran: 23/07/2020 08:22

      ku ka me hajdut se baba jot dhe partia e vet o Loran

    • Fallco: 23/07/2020 05:20

      I rruhet ktyne per njerzit kon njel pa euro se merrnin nga 4-5.000$ koncertin

    • Narol: 22/07/2020 23:26

      Pse ne kuriz... Ata bizneset i kan bo me zgjuarsin dhe djersen e tyre!

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?