Vlorë- Qeveria ju jep fund pushimeve dhe rikthehet në punë për të nisur vitin e dytë të mandatit të dytë. Kryeministri Rama i ka thirrur ministrat dhe kabinetet e tyre në një mbledhje informale parapërgatitore këtë të premte në qytetin e Vlorës. Mbledhja e cila do të jetë dy ditore do të përmbyllë punën analitike të nisur më 25 korrik me kompaninë e Tony Blair.
Report TV mësohet se kompania e ish-kryeministrit britanik po ndihmon qeverinë shqiptare për të mbyllur bilancin e këtij viti politik e qeverisës që u mbyll, si dhe për të përcaktuar objektivat për 300 ditëshin e dytë.
Mbledhjen e së premtes nuk do të ketë vendimmarrje nga ana e kryeministrit nëse do të ketë ose jo ndryshime ne qeveri në shtator, sikundërse ka paralajmëruar.
Mësohet se këtë vendim kryeministri pritet ta marrë javën e ardhshme dhe ta shpallë në mbledhjen e Asamblesë Kombëtare të PS-së, e cila do të mblidhet ditët e para të shtatorit, datë e cila nuk është vendosur.
Në këtë mbledhje Rama do të shprehet nëse do të ndryshojë apo jo ministrat e tij, si dhe do të shpallë mobilizimin total për përballjen me zgjedhjet lokale në maj 2019.
Qeveria ka patur nje rritje ne te gjitha fushat si nga ekonomia buqesia infrastruktura.
PërgjigjuFatmir xhafa eshte i pari qe duhet te largohet nga kabineti i qeverise Rama...
Përgjigju