Politikë

Punimet te 'Sheshi Shqiponja', Lumi i Tiranës, qeveria jep 103 milionë lekë për shpronësimet! Fonde dhe për pronarët e prekur nga rikonstruksioni i rrugës Vlorë-Orikum e 3 projekte të tjera

29 Janar, 22:14| Përditesimi: 29 Janar, 22:31

  • Share

Këshilli i Ministrave miratoi sot 5 vendime për shpronësimin e pronarëve pronat e të cilëve preken nga 3 projekte dhe rritjen e fondit të shpronësimeve që preken nga 2 projekte.

Në kuadër të vijimit të punimeve për projektin që kalon nga “Sheshi Shqiponja” tek lumi i Tiranës, loti 1, & QMT, faza 2”, Këshilli i Ministrave miratoi vlerën e përgjithshme të shpronësimit, prej 103 096 750.18 lekësh (njëqind e tre milionë e nëntëdhjetë e gjashtë mijë e shtatëqind e pesëdhjetë pikë tetëmbëdhjetë) lekësh, përballohet nga buxheti i shtetit, llogaria “Fondi i shpronësimeve”, në Bankën e Shqipërisë.

Vlera përballohet nga buxheti i shtetit, llogaria “Fondi i shpronësimeve”, në Bankën e Shqipërisë. Shpronësimi fillon menjëherë pas botimit të këtij vendimi në “Fletoren zyrtare” dhe afati i përfundimit të shpronësimit është brenda 3 (tre) muajve nga data e hyrjes në fuqi të tij.

KAMZË

Miratohet shpronësimi të pronarëve pronat e të cilëve preken nga realizimi i projektit “Ndërtimi i fiderave me kabëll 20 kV, V4, V5 dhe kabinave të reja nga nënstacioni i ri Valias”.

Vlera e përgjithshme e shpronësimit, prej 1 893 636 (një milion e tetëqind e nëntëdhjetë e tre mijë e gjashtëqind e tridhjetë e gjashtë) lekësh, përballohet nga Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike GROUP, sh.a.

ELBASAN

Miratohet shpronësimi për interes publik, të pronarëve të pasurisë së paluajtshme, pronë private, që preket nga realizimi i projektit “Rivitalizimi dhe rikonstruksioni i tregut fruta – perime në lagjen “Kongresi i Elbasanit”, në zonën kadastrale 8521”, Bashkia Elbasan.
Vlera e përgjithshme e shpronësimit, prej 1 410 660.46 (një milion e katërqind e dhjetë mijë e gjashtëqind e gjashtëdhjetë pikë dyzet e gjashtë) lekësh, përballohet nga buxheti i Bashkisë Elbasan.

VLORË 

KM miratoi dhe disa ndryshime dhe shtesa në fondin e shpronësimit të pronarëve pronat e të cilëve preken nga realizimi i projektit “Rikonstruksion i rrugës ekzistuese Vlorë-Orikum dhe i dy by-pass-eve në Radhimë, Vlorë””. Fondi i shpronësimeve rritet nga 202 682 342.35 (dyqind e dy milionë e gjashtëqind e tetëdhjetë e dy mijë e treqind e dyzet e dy pikë tridhjetë e pesë) lekë, në 239 563 573.93 (dyqind e tridhjetë e nëntë milionë e pesëqind e gjashtëdhjetë e tre mijë e pesëqind e shtatëdhjetë e tre pikë nëntëdhjetë e tre) lekë. 

KORÇË 

Për realizimin e projektit “Zgjerimi i varrezave publike Korçë”, fondi i shpronësimeve rritet nga 1 338 044 (një milion e treqind e tridhjetë e tetë mijë e dyzet e katër) lekë, në 8 121 524 (tetë milionë e njëqind e njëzet e një mijë e pesëqind e njëzet e  katër) lekë.
Bashkia Korçë kryen procedurat për likuidimin e pronarëve të shpronësuar.

S.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Informaliteti e nëndeklarimi pagave po dëmtojnë pensionet, sa po luftohen?