Politikë

Qeveri teknike? Gjiknuri në Report Tv: S’ është në agjendën tonë! PS në gjendje të fitojë e vetme zgjedhjet 2025! Të avantazhuar përballë opozitës së përçarë

5 Dhjetor, 19:14| Përditesimi: 5 Dhjetor, 22:11

  • Share

‘Qeveria teknike nuk është në agjendën e PS’, kështu është shprehur Sekretari për Çështjet Zgjedhore në PS, Damian Gjiknuri.

I ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin ‘Studio Live’, në Report Tv me gazetarin Arbër Hitaj, Gjiknuri u shpreh se kërkesa e opozitës për qeveri teknike nuk ka asnjë bazë politike.  

 ‘Kjo është një dëshirë politike e pabazuar as në realitetin politikë dhe as në ligj. S’ka ndodhur kurrë që një opozitë kërkon qeveri teknike dhe të bëhet qeveria teknike. Ato bëhen vetëm kur ka kriza të mëdha financiare, ose si u bë në ‘97. Por nuk shoh asnjë arsye për tu bërë. Është dëshirë për t’i thënë kundërshtarit, ik ti nga karrigia se dua që të vijë unë. Kjo s’ka as bazë politikë. Nuk është fare pjesë e agjendës së PS’, tha ai.

I pyetur se sa është numri i mandatave që parashikohet të marr PS, ai tha se PS është e avantazhuar përballë opozitës e cila është e përçarë.

‘Nuk mund të bëjë parashikime mandatesh që tani, sepse jemi shumë shpejtë, por një gjë dihet që PS është më e avantazhuar përballë një opozitë të përçarë dhe ka kohë që s’po e gjen vetën”, tha ai.

Gjiknuri u shpreh kundër një aleance të PS me parti të tjera në zgjedhjet 2025. Ai tha se PS mund të fitojë edhe e vetme në zgjedhje.

‘Është herët për të folur PS është komforte për të shkuar edhe e vetme në zgjedhje. Ne pretendojmë se PS është në gjendje të fitojë e vetme edhe kjo tregohet edhe nga të dhënat dhe sondazhe’, tha ai.

Gjiknuri komentoi edhe votimin elektronik, për të cilin tha se PS ka propozuar Tiranën duke qenë se është një qark i madh. Sipas tij, votimi elektronik është një vendimmarrje vetëm e KQZ.

‘Është e pamundur që të ndalohet procesi i numërimit dhe votimit elektronik, sepse është i përfshirë në legjislacionin shqiptar dhe nëse do të kishte një vendimmarrje që do ta nxirrte të pavlefshëm kjo do të ishte adresuar. Votimi elektronik ka qenë edhe kërkesë e opozitës. KQZ nuk është gati për ta bërë në më shumë se 3 qarqe dhe në propozuam Tiranën duke qenë se është qarku më i madh, fleta e votimit është pak më e vështirë në Tiranë. E ka më të lehtë KQZ që këtë gjë ta bëjë në Tiranë dhe kjo është vendimmarrje e KQZ dhe jo një debat politikë’, tha ai.

Sekretari për Çështjet Zgjedhore në PS, një koment e pati edhe punën e SPAK. Ai u shpreh se SPAK ka mbëshetjen e PS për të vijuar punën.

‘Nëse drejtësia ka prova qoftë edhe nga mazhoranca ata patjetër që do të bëjnë punën e tyre dhe ne do të bashkëpunojmë. Ky është roli i çdo faktori poltikë që të mos ofrojë mbrojtje. Ne besojmë në një drejtësi transparente të bazuar në prova', tha Gjiknuri.

Ora 20:01
Vota e diasporës, Gjiknuri: Ende s'kemi arritur një dakordësi me opozitën, në këto kushte vota e emigrantëve në rrezik

 

Teksa ditën e sotme Presidenti Bajram Begaj dekretojë datën 11 maj 2025 për zhvillimin e zgjedhjeve parlamentare, PS thotë se ende s'ka  arritur një dakordësi me opozitën për votën e diasporës. 

Kjo është bërë me dije nga Sekretari për Çështjet Zgjedhore në PS, Damian Gjiknuri. Teksa ishte i ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin ‘Studio Live’, në Report Tv me gazetarin Arbër Hitaj, Gjiknuri, u shpreh se mund të shihet edhe mundësia e postës ekspres, për votën e emigrantëve, por kjo sipas tij do të kishte një kosto të madhe për qeverinë.

‘Opozita nuk ka pasur ndonjë reagim, pavarsisht se Berisha tha se ata ishin të gatshëm që të ndryshojnë kodin zgjedhor. Por, akoma nuk ka një dakordësi, kjo do ta vërë në rrezik votën e emigrantëve në këto kushte, ose do të bëhet me post ekspres që do ta marr përsipër qeveria, por do të kishte një kosto të madhe, mbi 50 euro për zarf’, tha ai.

S.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?