Drejtori i Kadastrës, Artan Lame, ka reaguar për shtyrjen e rivlerësimin e pasurive të paluajtshme deri më 30 prill 2022. Lame shprehet se me shtesën e fundit, afati i aplikimeve mbyllet më 30 prill, ndërsa afati i pagesave zgjatet më tej deri më 31 korrik 2022. Ndër të tjer Lame shprehet se është në favor të qytetarëve ndërsa tregon se për vitin 2020 u kryen 29.450 rivlerësime ndërsa për vitin 2021 u kryen 31.500 rivlerësime (pa dhjetorin).
"Sot Qeveria Shqiptare përmes një akti normativ, zgjati afatin e procesit të rivlerësimit të banesave deri në 30 prill 2022. Kjo zgjatje afati ka edhe një risi në favor të qytetarëve. Ligji bazë dhe shtyrja e bërë vjet, parashikonin që ditën që mbyllej afati i aplikimeve mbyllej edhe afati i pagesave. Me shtesën e fundit, afati i aplikimeve mbyllet më 30 prill, ndërsa afati i pagesave zgjatet më tej deri më 31 korrik 2022.
Për vitin 2020 u kryen 29.450 rivlerësime. Për vitin 2021 u kryen 31.500 rivlerësime (pa dhjetorin). Pra publiku e ka ndjekur procesin dhe është ndërgjegjësuar për të mirat dhe përfitimet e tij. Tjetër arsye e shtimit të aplikimeve është edhe mbarëvajtja e procesit të legalizimeve.
Vetëm legalizime për vitin 2021 janë rreth 23.000 familje, të cilat janë kontigjent shtesë që futen në procesin e rivlerësimit. Për periudhën e fundvitit ju drejtohemi qytetarëve të ulim fluksin e aplikimeve në e-albania, për t’u dhënë mundësi emigrantëve të ardhur për festat e fundvitit të kryejnë procedura pranë nesh."-shprehet Lame.
Lajmi kryesor: