Është prangosur sot nga policia pronari i “Alba Exotic Fruit” Eduart Dauti. I janë kapur qindra kg kokainë në konteinerët me banane në 6 raste të ndryshme. Policia e Tiranës bën me dije se përmes operacionit "Rada" është prangosur nga uniformat blu të Komisariatit Nr. 6, pronari i firmës “Alba Exotic Fruit”.
Eduart Dauti u shpall në kërkim, pasi Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar i ka caktuar masën e sigurisë "Arrest në burg" për veprat penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve" kryer në bashkëpunim, "Grupi i strukturuar kriminal" dhe "Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grup i strukturuar kriminal".
“Në kuadër të operacionit “Rada” të nisur më datë 13.07.2021, në Portin e Durrësit, nga Task Forca permanente e përbërë nga Policia Kufitare, strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës dhe autoritetet doganore të Portit, gjatë kontrolleve, në kontenierët e firmës "Alba Exotic Fruit", në disa raste, janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale, sasi lënde të dyshuara narkotike të llojit kokainë”, ka njoftuar policia.
Kujtojmë se në burg është edhe menaxheri i kompanisë Barjon Gumeni.
Kompanisë "Alba Exotic Fruit" i është gjetur kokainë në kontenierët me banane për herë të fundit më 12 tetor 2021, ku u kapën 10 kilogramë e 185 gramë lëndë. Në dy nga konteinerët e ngarkuar me banane, që kishin ardhur nga Ekuadori, për llogari të kësaj firme, u gjetën 10 kilogramë e 185 gramë kokainë, e cila ishte fshehur në pjesën fundore, te kapakët e motorëve frigoriferikë, një skemë e përdorur edhe më herët nga "Alba Exotic Fruit". Për këtë sasi droge të kapur është vënë në pranga administratori i ri i kësaj firme, Ermal Arapi. Më 7 shtator, ku iu kapën 7.7 kg kokainë . Ndërkohë më herët, në 13 korrik në Portin e Durrësit kësaj kompanie dhe u sekuestruan 11 kg e 675 gramë kokainë, ndërsa 10 ditë më vonë, më 23 korrik u gjetën 6.5 kilogramë të tjera, të cilat ishin fshehur në kontejnerët e po të njëjtës kompani. Më 29 korrik 2021 kompanisë iu gjetën dhe u sekuestruan 7.25 kilogramë kokainë po në vijim të operacionit “Rada”. Kompania 'Alba Exotic Fruit' rezulton e përmendur edhe më parë në 'historinë' me trafik droge ku në vitin 2019, në kontejnerët e kësaj kompanie, në Pire të Greqisë u gjetën 137 kg kokainë që u zëvendësua me oriz me GPS nga autoritetet. Për kokainën e ngarkuar në kontejnerët e 'Alba Exotic Fruit' në 2019 u arrestuan Altin Myslihaka dhe Ardian Begaj dhe u shpall në kërkim Gentian Malindi.
Oriz në vend të kokainës, si u kap droga në vitin 2019: Më 19 gusht 2019 kontejnerët mbërritën nga Ekuadori, transit në portin e Pireut në Greqi dhe në këtë moment nisi operacioni ku u zbuluan dhe u sekuestruan 500 kg kokainë nën koordinimin e DEA dhe autoriteteve greke të cilët më pas njoftuan edhe palën shqiptare. Pasi kontejnerët kanë qëndruar për 26 ditë në Pire ku janë bërë disa takime me palën shqiptare greke dhe koordinimin e DEA-s zyrës kundër drogës së SHBA-ve me seli në Athinë është vendosur dorëzimi i kontrolluar e më pas lejimi për udhëtim drejt Shqipërisë në Portin e Durrësit. Pas tre ditëve lundrim në det katër kontejnerët të cilët grupi i Gentian Malindit i priste me kokainë në Durrës kanë prekur tokën shqiptare mbrëmjen e 17 shtatorit në orën 21:24 minuta. Të përfshirët në këtë trafik nuk mbërritën që atë mbrëmje për të marrë pakot e kokainës duke i lënë atje për disa ditë deri sa mesditën e 19 shtatorit të kontraktuarit nga Malindi, Altin Myslikhaka dhe Ardian Bega paraqiten në terminal dhe hapin një nga kontejnerët. Sipas grupit hetimor ata kanë hapur vetëm kontejnerin me targë 313 duke hequr me një kaçavidë pllakën metalike dhe duke marrë prej atyre disa pako me çantë dore. Pako të cilat në vend të 137 kg kokainë kishin 136 kg oriz e gips si dhe 1 kg kokainë në të cilën kishte të montuar pajisjen e lokalizimit satelitorë GPS duke u zbuluar.
Kompania e importit të frutave “ALBA EXOTIC FRUIT” e Eduart Dautit në mënyrë sistematike sillte kokainë nga Ekuatori në Portin e Durrësit, duke u shndërruar kështu në një ‘operator’ droge. Në një hark kohor prej disa muajsh, mes bananeve të porositura nga kompania, kanë mbërritur në Portin e Durrësit, gjashtë ngarkesa me drogë, të llojit kokainë, duke e kthyer këtë aktivitet kriminal në një veprimtari pothuajse normale.
Eduart Dauti është administratori dhe aksioner me 90 % i kompanisë “ALBA EXOTIC FRUIT”, me nipt: L12413011Q. Ndërkaq, 10 % të aksioneve i ka Barjon Gumeni, i cili është shfaqur në këtë kompani në vitin 2013. Barjon Gumeni u arrestua në 13 korrik të këtij viti, pas kapjes së ngarkesës së radhës prej 11 kg e 650 gramë kokainë në kontejnerin e kompanisë. Barjon Gumeni ka ndryshuar emrin dhe është vëllai i Eduart Dautit, i ekspozuar më parë edhe në media. Teksa policia prangosi Gumenin, Eduart Dauti ishte arratisur.
Pas arrestimit të vëllait dhe shpalljes në kërkim, për të vijuar administrimin e kompanisë, Eduart Dauti shton si administrator Ermal Arapin, i cili është arrestuar më pas nga policia. Dauti ka autorizuar Oksana Kajon, për të kryer veprime në emër të tij, për të mundësuar shtimin e administratorit. Autorizimi mban datën 21 korrik 2021, një javë pasi gjykata la në burg Barjon Gumenin, i cili është shprehur se nuk ka lidhje fare me drogën e kapur. Një ditë më pas, në 22 korrik 2021, emërohet administrator Ermal Arapi. Ky i fundit, në 28 korrik 2021, autorizon sërish Oksana Kajon, për të kryer veprime në raport me kompaninë në emrin e tij.
Arapi e ndërmerr këtë veprim pasi në datën 23 korrik 2012, në kontenierët e kompanisë u gjetën 6.5 kilogramë kokainë. Ermal Arapi u arrestuar sot, ndërsa tashmë është Oksana Kajo ajo e cila është e autorizuar për të vepruar në emër të administratorit. E gjithë kjo veprimtari për të mundësuar vijimin e aktivitetit kriminal të kompanisë është zhvilluar ‘nën hundën’ e organeve ligjzbatuese.
O katnar bon transport kokaine po prap kpucet me corape te shkurtra i vesh mer qaf gjym, ne i bo foto per feisbuk.
PërgjigjuVetem nje budalla nuk e kupton! Kontenieri pavarsisht se transporton bananet e X kompani nuk eshte i kompanise se bananeve. Ngarkimi dhe rruga qe ben nje kontenier eshte totalisht ne dore te kompanive te transportit dhe agjenteve. Dukshem dikush po luan lojen me keto.
PërgjigjuPo i dheendri i Besnik Bekteshit, Ardit Gjebrea, do vazhdoje t'i beje reklama Bana Kingut ? Sepse krimi sponsorizon artin dhe artistet behen vegla te krimit.
Përgjigju