Qofte spinaqi me gjizë në shtrat salcë domateje nga zonja Albana

10 Mars 2023, 12:35| Përditesimi: 10 Mars 2023, 12:37

  • Share

Qofte spinaqi me gjizë në shtrat salcë domateje

Përbërësit:

  • 500 gr spinaq
  • 250 gr gjizë
  • 40 gr djathë të grirë
  • 1 kokërr vezë
  • 150 gr miell
  • Kripë, piper
  • Arrë moskat

Për salcën:

  • 1 thelpi hudhër
  • 500 gr domate pure
  • Borzilok
  • Kripë, piper
  • Vaj ulliri

Përgatitja:

Vendosim në zjarr një tigan me bazë të gjerë, nxehim vajin dhe shtojmë spinaqin të pa prerë. E mbulojmë tiganin me një kapak dhe herë pas here e trazojmë spinaqin derisa të ulë vëllimin. Më pas e kalojmë spinaqin në një sitë duke shtrydhur mirë lëngun e tij. Masën e përftuar të spinaqit e vendosim në një talier dhe e presim mirë me thikë.

E vendosim spinaqin në një tas ku shtojmë gjizën, vezën, kripën, piperin, arrën moskat, djathin e grirë dhe miellin. E punojmë mirë brumin e qofteve dhe më pas realizojmë toptha të vegjël të cilët i spërkasim nga të gjitha anët me miell.

Vendosim në zjarr një tigan me vaj ulliri dhe një thelpi hudhër. Shtojmë purenë e domates, kripë, piper të zi dhe e lemë salcën të marrë valë për 15 minuta. Ndërkohë që salca gatuhet qoftet i vendosim në një tenxhere me ujë të vluar me pak kripë dhe i lemë të ziejnë për 3-4 minuta. Servirjen e bëjmë menjëherë të ngrohtë duke vendosur fillimisht si bazë në pjatë salcën e domates dhe më pas qoftet e spinaqit. Shtojmë pak borzilok tek salca dhe sipër qofteve bëjmë një pudrosje të lehtë me djathë parmixhano.

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?