Politikë

‘Qokat, thika pas shpine për ata që na kanë dhënë votën’, Rama: Kush është bërë deputet për të sistemuar familjarët, s’do të mirëpritet në grupin parlamentar

11 Shtator, 12:04| Përditesimi: 12 Shtator, 10:45

  • Share

Kryeministri Edi Rama paralajmëroi deputetët se do të mbeten jashtë grupit parlamentar i PS-së nëse do të sillen nepotikë dhe do të funksionojnë vetëm për interesa personale e punësime me qoka. Kreu i qeverisë theksoi se qokat janë një thike pas shpine për të gjithë ata që kanë votuar për Partinë Socialiste.

“Jo vetëm në raport me ata qindra mijëra anëtarë mbështetës të kësaj familje politike që janë arsyeja pse jemi këtu se nuk janë krushqit, por as në raport me çdo njeri të këtij vendi, që duhet të vlerësohen sipas meritës dhe jo sipas mbiemrit, jo sipas largësisë, interesit privat apo politik, gjithsesi personal të deputetëve që bëjnë qoka në mënyrë të papërgjegjshme dhe se sa duan t’ja dinë fare se çfarë pasojash ka sistemimi i të paaftëve dhe dallkaukëve në cilësinë e punës së një institucioni. Ata qoka janë thika pas shpina e prindërve, dhe gjyshërve që çohen të parët për të votuar PS, dhe që betohen për nipërit e mbesat e tyre që PS t’i trajtojë si fëmijët e vet. E di se të përpiqesh të zbusësh efektet e nepotizmit në administratës shqiptare është si t’i hysh një rrjetet më të shpifur se të merimangës. Por duhet t’i hyjmë kësaj përpjekje në emër të atyre që thashë dhe bijave e nipërve e mbesave të tyre që na dhanë votën, duke shpresuar se ne do t’i trajtojmë fëmijët e tyre në mënyrë të barabartë me tanët, ku fëmijët e tyre kërkojnë që të vlerësohen sipas meritës. Kush jemi ne që i privojmë ata nga kjo kërkesë krejt legjitime në këmbim të besimit e mbështetjes që na kanë dhënë. E di që do të jetë e vështirë, por vija e sjelljes është e thjeshtë. Kush është bërë deputet për të sistemuar në punë shteti familjarë nuk do të jetë i mirëpritur në grupin parlamentar nëse do të shfaqet si personaszh nepotik i pakorrugjushëm, dhe Komisioni i Etikës do të caktojë kornizën dhe kufijtë, çfarë është ajo jo e mundur. Nëse një deputet thotë se familjarët e mi, janë të aftë, duhet të lërë mandatin dhe t’u japë mundësinë atyre të tregojnë aftësinë e tyre në punët e shtetit si drejtues. Kjo punë është sakrificë, jo privilegj. Kur të shkojmë te Shën Pjetri, kur nuk pranohen as cash apo kartat e kreditit apo lidhet fare fisnore, të kemi mundësi të mos na trajtojnë si legena.”, tha Rama.


Lajmi kryesor:

Asambleja e PS/ Zgjedhje të parakohshme në Tiranë, pritet shkarkimi i Veliajt, Rama: Manastirliu kandidate! GJKKO s'po del dot nga hija e SPAK (VIDEO)


Xh.D/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Sa të sigurt ndiheni nga mashtrimet online?