QSUT si 'han pa porta', qytetarët lëvizin lirshëm në spital, pa maska dhe pa ruajtur distancimin social (VIDEO)

16 Qershor 2020, 13:06| Përditesimi: 16 Qershor 2020, 17:15

  • Share

TIRANË- QSUT-ja është një nga vatrat më të madha të virusit në vendin tonë, e megjithatë pamjet e ofruara nga këto ambiente i ngjajnë një dite krejtësisht normale, atëherë kur COVID-i nuk kishte ekzistuar.

Në oborrin e urgjencës, ka grumbuj qytetarësh të cilët nuk ruajnë distancimin social, disa pa maska e disa të tjerë që i mbajnë ato poshtë mjekrës, e cila është njësoj sikur të mos mbahet fare pasi nuk kryen asnjë funksion. 

Qytetarët duket se janë "0" të ndërgjegjësuar për rrezikun që i kanoset, por nga ana tjetër ka edhe një neglizhencë nga ana e autoriteteve në këtë institucion. Kamera e Report Tv ka fokusuar një nga çadrat e triazhit, ku duhet se ajo ka dalë jashtë funksionit pasi asnjë pacient nuk kalon nga aty për të shkuar në Urgjencë, pra nuk ka një filtër për ta, duke u bërë një rrezik serioz për transmetimin e virusit, siç edhe ka ndodhur edhe sa i përket infektimit të bluzave të bardha, janë prekur edhe pacientë.

Ambientet e jashtme, përballë urgjencës i ngjajnë një lulishteje, ku qytetarët qëndrojnë në stola, ngjitur me njëri- tjetrin në pritje të një përgjigje nga ana e bluzave të bardha.

Gjashtë reparte shërbimesh janë infektuar nga COVID-19, spitali francez, Urgjenca Qendrore, hematologjia, mjekësia interve, kirurgjia dhe pediatria. Për këtë, siç edhe vetë ministria e Shëndetësisë, e ka pranuar ka pasur një ulje të vigjilencës dhe zbatimit të masave nga ana e bluzave të bardha. Ditën e sotme në vendin tonë janë konfirmuar pozitiv 82 persona, e ndërsa është shënuar edhe një vitkimë, duke e çuar në total numrin e personave që kanë humbur betejën me virusin në 37.

B.K.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • ymeri: 17/06/2020 00:39

    MAKINAT NUK DUHET TE FUTEN FARE NE TERITORIN E SPITALIT,,,VETEM AMBULANCAT,,,NE TE HYRE ATY TEK TRAU KU BEHET PAGESA NE NE DJATHTE OSE TE MAJTE TE NDERTOHET NJE PARKIM ME 6 KATE,,,,DHE TE PARKOHEN MAKINAT.....ESHTE E PAFALSHME QE MAKINAT TE HYJNE NE SPITAL,,,ATY JANE NJEREZ TE SEMURE RENDE DHE DUHET TE DUROJNE TYMRAT DHE ZHURMAT E MAKINAVE....///

    Përgjigju
  • Law: 16/06/2020 16:54

    Po kush do ti ndaloj te veme polic nga mbrapa per cdo idiot ???Kur Sakane kulture dhe ndergjegjie njerzit.e provuam me force dhe njerzit u ankuan na mbylli rama .tani na hapi rama njerez vk

    Përgjigju
  • ...: 16/06/2020 15:57

    Jam i bindur qe edhe sot qe njoftojne per rritje te infektuarsh me covid-19,te gjithe e marrin infeksionin ne spitale e ambulanca,atje eshte “instaluar” virusi,por te pakten qe te mos t’i japim nota konspiracioni qe shifrat nuk jane te vertete por fiktive,merrni masa qe ne sherbimet spitalore e ambulatore ,te mbani maska znj.Rakaculli,sepse ajo qe shohin qytetaret deri tani eshte futyra e vertete per te qene qesharake dhe per te mos u marr seriozisht nga qytetaret shqiptare.

    Përgjigju
  • Rexhi: 16/06/2020 15:15

    Personeli mjeksor me QSUT e kudo ne Shqiperi nuk ka asnje koncept e asnje dijeni te higjenes baze ne spitale, se per higjenen speciale sic eshte ne rastin e covid nun ja jane iden fare

    Përgjigju
  • B*3: 16/06/2020 14:33

    Shyqyr qe e nxorret lajmin me ne fund... Personeli spitalor nuk respekton masat kunder COVID-19, cfare mund te presesh nga populli ku shumica jane ta paarsimuar?

    Përgjigju
  • Fatos: 16/06/2020 14:30

    Shtetin te kemi te forte,,,,pa per ne mendon perendia....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?