QSUT s’realizon ndërhyrje për goditjen në tru, mjeku Dasho për Report Tv: Janë kryer para 10 vitesh, pse ia lënë privatit? Mungesë vullneti nga Ministria e Shëndetësisë

1 Gusht 2023, 11:55| Përditesimi: 1 Gusht 2023, 13:03

  • Share

TIRANË- Rasti i aktorit Genc Fuga, i cili pësoi goditje në tru por u detyrua që të paguajë një operacion që kushtoi 19 mijë euro në spitalin Amerikan, pas apelit në rrjete sociale, ka sjellë reagimin e mjekut Erion Dasho. Një ndërhyrje e tillë kirurgjikale, e cila është jetëshpëtuese aktualisht nuk ofrohet në QSUT, por qytetarët shqiptarë duhet të paguajnë shuma marramendëse për të marrë këtë shërbim, ose mund të përballen edhe me vdekjen.

Në një intervistë për Report Tv, mjeku Erion Dashi thotë se është shqetësuese fakti që ndërhyrje të tilla nuk realizohen në spitalin shtetëror. Madje mjeku shprehet se Ministria e Shëndetësisë nuk pranon të prononcohet sepse ky është një problem i madh, pasi ndërhyrje të tilla janë rutinë për qendrat terciare, ndonëse në vendin tonë Ministria ia ka kaluar këtë shërbim privatit, kur në fakt mund të blinte pajisjet e nevojshme për QSUT dhe ta ofronte këtë shërbim për qytetarët shqiptarë me një pagesë shumë herë më të ulët.

“Fakti që ndërhyrje të tilla realizohen në strukturë private është shqetësuese, Ministria e Shëndetësisë nuk pranon të prononcohet se është problem shumë i madh për sistemin shëndetësor që në qendrën terciare Nënë Tereza nuk realizohen ndërhyrje të tilla që janë rutinë për një qendër të nivelit terciar. Për ndërhyrje të tilla, të këtë një plan të qartë që të ofrohen sa më parë në strukturat publike”,  tha Dasho. 

Por përse Ministria e Shëndetësisë nuk e ofron një shërbim të tillë në QSUT? Mjeku Dasho thotë se është një mungesë totale neglizhence dhe vullneti, pasi sipas tij ka mjekë në QSUT që mund të bëjnë ndërhyrje të tilla, duke qenë se të njëjtët punojnë edhe në privat. Dasho thotë se ndërhyrje kirurgjikale për trombozën cerebrale akute janë kryer në QSUT para 10 vitesh, por Ministria ka zgjedhur të penalizojë qytetarët shqiptarë, të cilët në rastet më të shumta nuk e kanë të disponueshme një shumë kaq të lartë për të paguar operacionin në spitalet private. Nëse një ndërhyrje trombectomi në Spitalin Amerikan sot kushton për pacientin 20.000 euro, i njëjti operacion nëse do të kryhej në QSUT do t’i kushtonte Shtetit më pak se 5000 euro.

“Mjekët nuk mungojnë, se janë të njëjtët që punojnë dhe në strukturat publike dhe private. Pajisjet nevojiten, por në dijeninë time pajisje të tilla dhe ndërhyrje të tilla si e aktorit Fuga, janë realizuar edhe para 10 vitesh në QSUT nuk ka asnjë arsye përse të mos realizohen sërish. Kanë një kosto të lartë dhe janë këto që duhet rregulluar për t’u vlerë në formën e materialeve të konsumit. Kur kemi mjekë të aftë është neglizhenca dhe mos planifikimi dhe më pas kjo përkthehet në kosto të larta.  Jo vetëm favorizohet privati, por penalizohet pacienti. Një ndërhyrje që kushtonte 19 mijë euro, shumë që qytetari shqiptar nuk e ka të disponueshme”, tha Dasho.

Ai tha se mjafton blerja e pajisjeve teknologjike dhe këto ndërhyrjeje mund të realizohen, por mungon vullneti nga ana e ministrisë.

“Derisa kemi këto spitale me financimi publike, mënyra më kosto efektive është që të synohet ofrimi i këtyre shërbimeve në shtet, pastaj në hap të dytë blerja e shërbimit tek privati dhe më pas hapi i tretë të marrësh shërbimin jashtë shteti. Ministrisë i mungon vullneti dhe vizion, kjo është diçka e pariparueshme, por pastaj kapacitetet teknologjike janë zhvilluar gjatë këtyre viteve që ky proces të kryhet si duhet. Mungon vullneti nga ministria që ky proces të nisë dhe të zbatohet si duhet”, tha ai.

Ndonëse për këtë rast ka pasur reagime të shumta, Ministria e Shëndetësisë ka zgjedhur të heshtë. 

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • MJERE NE: 02/08/2023 15:36

    Me vjen keq po mjeket te cfardo lloj specialiteti punojne dhe ne privat dhe ne shtet se privati nuk merr aljen per doktorr. Dhe dicka tjeter mjeket tane jane te te 99..tave ne spitale dhe pastrusja ben si egersir.Ne qytetin tim disa mjeke u preken nga tumoret dhe a e dini cthone njerzit, po paguajne ato qe u kan bere.

    Përgjigju
  • Edi25252: 02/08/2023 07:36

    Më çudit fakti që neurokirurgët nuk bëjnë ndërhyrje kirurgjikale të tilla . Mos vallë neurokirurgët nuk porosisin materialet e duhura sepse duan që të operojnë me shumë lekë në spital privat . Jashtë shtetit shumë mjekë shtetërorë bien në kompromis me spitale private për të operuar . Bëjnë gjasme nuk ka materiale mjekësore në shtet ( që i kanë me thes) vetëm e vetëm për para . Duhet të dali një ligj që një kirurg shtetëror mos të shkojë të operojë në privat , të ketë vetëm të dretë konsult

    Përgjigju
  • Hasani: 01/08/2023 20:09

    Ajo balle lepira e ministre mos vij verdall si pordhet neper brekët,ose te japi zgjidhje ose te ik ne shpi ti hapin krahun nje tjetri,ishalla ju rente ne familjet e tyre e pastaj ti shohim

    Përgjigju
  • Mergimtari: 01/08/2023 15:31

    Eshte jo normal per nje shtet qe nuk u jep mundesin qytetareve te vet te marrin sherbimin e nevojshem.Mjeket Shqiptare me kohe kane bere nderhyrje te tilla.Po sot,pse s'behet?Duket se mos kryerja e sherbimeve te tilla eshte marreveshje per te favorizuar privatin por,pa tjeter nuk mund te mbeten pa pjese drejtuesit ne Ministrine e Shendetit.Kjo eshte tamam "demotakercita",se jane fukarenjte ata qe e pesojne.A duhet te nderhyn organet ligjzbatuese per kete neglizhence?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?