Qytetarët pro portit të ri të Durrësit në Sondazhin 'Piepoli', Igli Cara: Vjedhje, do bëj gjithçka për ta ndaluar nëse zgjidhem kryebashkiak

14 Prill 2023, 22:18| Përditesimi: 14 Prill 2023, 22:48

  • Share

 

Qytetarët Durrësakë janë pro projektit të Portit të Durrësit. Të pyetur nga Institutit Piepoli në bashkëpunim me Report Tv, 63% e tyre presin që kushdo të dalë fitues nga zgjedhjet e 14 majit dhe të jetë kryetar i bashkisë do të duhet ta mbështesë projektin e Portit të ri të Durrësit. Mirëpo, i ftuar në Report Tv, kandidati i koalicionit Meta-Berisha, Igli Cara tha se Porti i Durrësit është një aferë korruptive. I pyetur se si do ta kundërshtojë nëse më 15 maj do të jetë kryebashkiaku i Durrësit, ai tha se do të gjejë çdo rrugë ligjore për të ndaluar.

Këtë projekt e kemi në GJK. Pa u shprehu gjykata nuk marr rolin e gjyqtarit. Është miratuar pa garë, i është dhënë mikut të Ramës, Alabbar. Kam bindjen time se ky projekt do rrëzohet se ka shkelje të shumë neneve. Do gjej të gjitha rrugët ligjore për ta kundërshtuar projektin e vjedhjes. I gjithë projekti është korruptiv.

Nga ana tjetër, deputetja e PS, Klodiana Spahiu tha se Porti i Durrësit është një investim strategjik jo vetëm për qytetarët durrsakë, por për të gjithë vendin.

“Përfiton atë pronë publike të portit të Durrësit që i ka munguar qytetarëve. Kthehet në pronë publike të qytetarëve durrsakë. 45% është sipërfaqe e lirë, iu kthehet qytetarëve që s’kanë patur mundësi të përfitojnë nga porti i Durrësit, do përfitojnë shëtitore, hapësirën e gjelbër, investimin. Porti aktual tregtar nuk mund të jetë më ndotës në poziciononin që është. Mbetet pronë publike, 700 m linear plazh”, tha Spahiu.


Lajmi kryesor:

‘Vendoret’/ Në Durrës pritet garë e fortë, Cara: Përballë kam një bandë kriminale, PS nuk bëri asgjë në 10 vite! Spahiu: Harroje se do fitosh


SI.E.//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?