TIRANË- Pas Tiranës, qyteti i Durrësit do të jetë ndër garat më të rëndësishme të 14 majit. Mes Igli Carës nga koalicioni Meta-Berisha dhe Emirjana Sakos nga PS, pritet të jetë një garë e fortë, dhe kjo u tregua edhe nga sondazhet e ‘Piepoli’ në bashkëpunim me Report Tv.
Igli Cara i ftuar në emisionin ‘Pa Protokoll’ në Report Tv foli për vështirësitë me të cilat përballen qytetarët e Durrësit. Ndërsa nuk bie dakord me ndërtimin e Portit të Durrësit, që nuk e quan një investim strategjik njëjtë si deputetja e PS, Klodiana Spahiu.
“Projektet janë strategjike, s’kanë lidhje vetëm më Durrësin. Do ti konsideroja pozitive, kam 30 vjet që jetoj në Durrës, dua të jap gjithçka për qytetin tim”, tha Spahiu.
“Të flasësh për projekte strategjike pasi ke 10 vite në pushtet. Përveç hekurudhës që e mirëpres, për projektin tjetër nuk bie dakord se nuk është strategjik që i vjen në ndihmë qytetit të Durrësit. Këto zgjedhje janë për qytetin e Durrësit”, tha Cara.
Cara e cilëson Portin e Durrësit si një aferë korruptive dhe ndonëse shumica e qytetarëve në sondazhin e ‘Piepolit’ presin që kushdo të dalë fitues nga zgjedhjet e 14 majit të mbështesë këtë projekt, Cara thotë se ai do bëjë gjithçka për ta ndaluar. I pyetur nga gazetarja Anduela Ndreu se si do ta ndalojë, Cara tha se do të gjejë çdo rrugë ligjore për ta kundërshtuar projektin e vjedhjes. Por, deputetja e PS thotë se ky investim strategjik do jetë në dobi të gjithë qytetarëve.
"Do gjej të gjitha rrugët ligjore për ta kundërshtuar projektin e vjedhjes. I gjithë projekti është korruptiv", tha Cara.
Nga ana tjetër, Cara tha se kjo garë nuk do të jetë e lehtë pasi përballë ka një bandë kriminale. Por Spahiu thekson se ai ka në garë Emirjana Sakon, një grua model që ka punuar për zhvillimin e Durrësit. Ajo tha se Cara dhe Berisha nuk mund të ofendojnë gratë durrsake dhe se për këtë përgjigjen do ta marrin më 14 maj, që sipas saj nuk ka shanse ta fitojnë Durrësin.
Një debat u zhvillua mes Igli Carës dhe deputetes socialiste Klodiana Spahiu për garën në qytetin e Durrësit. Igli Cara tha se përballë ka një banë kriminale dhe nuk është apske e lehtë, por kjo nuk u prit mirë nga deputetja socialiste e cila i tha se ai nuk mund të flasë me gjuhën e një të humburi si Berisha.
Spahiu tha se përgjigjen do ta marrin më 14 maj dhe theksoi se Cara dhe Berisha nuk mund të ofendojnë një kandidate si Emirjana Sako që ka bërë shumë për qytetin e Durrësit.
Cara: Përballë nuk kam një parti, kam një bandë, e cila ka edhe shtetin në dorë, edhe grupet kriminale edhe policinë. E kam marrë këtë risk.
Spahiu: Ti përballë ke PS dhe kandidaten. Pse do flasësh ti me gjuhën e Berishës. Berisha është përrallë nga e kaluara. Nuk të takon ty të flasësh me gjuhën e Berishës. Atë që i ka bërë atë ditë Berisha grave durrsake do ta marrë mbrapsht me datë 14. Do digjesh ti.
Cara: Po ndihmon një grup njerëzish që kanë shkatërruar qytetin tënd, një grup njerëzish që po bën të ikin rina.
Spahiu: Po sa palë zgjedhje ka fituar PS me ju. Ore a janë rritur votuesit nga 2013 në 2022. Ti vazhdo me grupin e njerëzve. E ke gabim. Po ndjek hijen e një të humburi.
Cara: Koha do t’iu bëjë t’iu vi turp nesër për Durrësin.
Spahiu: Unë po të flas vetëm për fitoren e PS dhe po të flas që Berisha me atë që bëri ndaj grave durrsake do ta marrë përgjigjen më 14 maj.
Cara: Pse nuk merresh me Durrësin?
Spahiu: Ti me ca po merresh?
Cara: Unë po s’merrem me Ramën.
Spahiu: Pse nuk merresh me kandidaten? Pse nuk merresh ti me atë kandidate që ka tre vjet që nuk sheh shtëpi, nuk sheh kalamajtë dhe she vetëm procesin e rindërtimit.
Cara: S’po e ofendoj.
Spahiu: Ti po thua që e mbështet banda, korrupsioni.
Cara: Patjetër, kjo është e vërtetë. Ky është fakt.
Spahiu: Pse duhet ta thuash këtë. Se ai njeri është I përkushtuar për bashkinë.
Cara: Nuk është e vërtetë. Sot siç e pranove, se ti indirekt me fjalët që the…
Spahiu: Ti nuk mund të ofendosh një grua zonjë I përkushtohet drejtimit të qytetit.
Cara: S’po e ofendoj
Spahiu: Po e ofendove. Sepse I the drejtohet nga bandat, ti dhe ai I humburi jot. Nuk është absolutisht e vërtet dhe këtë ti do ta provosh me datë 14 maj. Dhe unë po ta shpjegoj që ju bashkinë e Durrësit se keni marrë asnjëherë edhe kur ka qenë Berisha në pushtet dhe s’keni për të marrë asnjëherë, harroje. Se nuk mund të vijë Sali Berisha dhe të ofendojë qytetaret durrsake në Durrës. (I bie tavolinës)
Cara: Ky i juaji çfarë bëri?
Spahiu: Ai tha një të vërtetë. Që dy njerëz të humbur nuk të mbështesin dot ty.
Qytetarët Durrësakë janë pro projektit të Portit të Durrësit. Të pyetur nga Institutit Piepoli në bashkëpunim me Report Tv, 63% e tyre presin që kushdo të dalë fitues nga zgjedhjet e 14 majit dhe të jetë kryetar i bashkisë do të duhet ta mbështesë projektin e Portit të ri të Durrësit. Mirëpo, i ftuar në Report Tv, kandidati i koalicionit Meta-Berisha, Igli Cara tha se Porti i Durrësit është një aferë korruptive. I pyetur se si do ta kundërshtojë nëse më 15 maj do të jetë kryebashkiaku i Durrësit, ai tha se do të gjejë çdo rrugë ligjore për të ndaluar.
Këtë projekt e kemi në GJK. Pa u shprehu gjykata nuk marr rolin e gjyqtarit. Është miratuar pa garë, i është dhënë mikut të Ramës, Alabbar. Kam bindjen time se ky projekt do rrëzohet se ka shkelje të shumë neneve. Do gjej të gjitha rrugët ligjore për ta kundërshtuar projektin e vjedhjes. I gjithë projekti është korruptiv.
Nga ana tjetër, deputetja e PS, Klodiana Spahiu tha se Porti i Durrësit është një investim strategjik jo vetëm për qytetarët durrsakë, por për të gjithë vendin.
“Përfiton atë pronë publike të portit të Durrësit që i ka munguar qytetarëve. Kthehet në pronë publike të qytetarëve durrsakë. 45% është sipërfaqe e lirë, iu kthehet qytetarëve që s’kanë patur mundësi të përfitojnë nga porti i Durrësit, do përfitojnë shëtitore, hapësirën e gjelbër, investimin. Porti aktual tregtar nuk mund të jetë më ndotës në poziciononin që është. Mbetet pronë publike, 700 m linear plazh”, tha Spahiu.
Një debat është zhvilluar mes kandidatit të Berishës për Durrësin, Igli Carës dhe deputetes socialiste Klodiana Spahiu s ai takon ujit të pijshëm në qytetin e Durrësit. Cara tha se shumica e komunave nuk ka ujë të pijshëm dhe sipas tij në 10 vite PS s’ka bërë asgjë. Por, Spahiu thotë se të gjitha zonat furnizohen 24 orë me ujë të pijshëm. Cara kundërshton duke thënë se është i gatshëm të tërhiqet nga kandidimi nëse në zonat që ai përmendi, si Ishmi dhe Shën Pjetri.
Cara: Në këto 10 vite qytetarët nuk kanë marrë shërbime, shumica e komunave s’ka ujë.
Spahiu: Ka 24 orë ujë të pijshëm.
Cara: Shko në Shën Pjetër, Ishëm. S’ke informacion.
Spahiu: Ishmi ka ndryshuar rrënjësisht. Kalaja është restauruar.
Cara: Po ta them unë që nuk ka dhe nëse s’del kështu jap dorëheqjen nga kandidimi.
Spahiu: S’janë të dhënat e ujësjellësit i kam nga parlamenti, kam qenë vetë kur u miratua.
Cara: Pse të vjen keq t’iu thuash të vërtetën. Kjo është e vërtetë.
Spahiu: Ka 24 orë ujë.
Cara: Shko në Shën Pjetër, Ishëm. S’ke informacion.
Spahiu: Ishmi ka ndryshuar rrënjësisht. Kalaja është restauruar.
Cara: Po ta them unë që nuk ka dhe nëse s’del kështu jap dorëheqjen nga kandidimi.
Spahiu: S’janë të dhënat e ujësjellësit i kam nga parlamenti, kam qenë vetë kur u miratua.
Cara: Pse të vjen keq t’iu thuash të vërtetën. Kjo është e vërtetë.
Spahiu: Ka 24 orë ujë.
Debati per portin e Durresit nuk eshte per nivel kryetar bashkish por per referendum lojal te qytetareve te Durresit qe kane nje jete me zhurmat e mekanuzmave te portit me pluhrin w mineraleve dhe trafikun e nadh te mjeteve te tinazhit te rende.Sindazhi ka nxherre nje realitet qe tregon domisdishmerine e investimit te Almarit me shumen prej 2 miliard $.Porti i ri ne porto Romano do te behet me shumen e parave te 34%te ajsioneve qe ka qeveria shqiptare plus fiton dhe portin tyristik qe do jete ne pronesi te APD .Kur nuk fitoi Ard Muka qe ishte dhe urbanist dhe durrsak denbabaden do fitoj Cara.Sako me PS narrin mbi 5000 deri ne 8000 vota me twoer se cuni i foltores
PërgjigjuEshte model.Gjithenje i pari.Edhe kur u vra Olldashi ishte i pari qe shkoi,sigurisht per te hequr nga makina ish gruan e Celibashit dhe per te zhdukur provat.
PërgjigjuO popull Durrsak nuk ju mjaftoi 12 vite Gjushi ?!?! Duhet te mbajme 12 vite te tjera dhe te dashurit e Gjushit ?! Mjaft pasuruam kto monstra se eshte turp !!
PërgjigjuRrena e shekullit,Durresi uje 24 ore hahahhaaa
PërgjigjuPse nuk bejne debat Kandidaten? Cdon kjo Spahiu? Se kuptoj...vetem ne Shqiper
Përgjigjuky igli cara me duket kandidati me i mire per durresin...pavaresisht se kandodon per pd...
PërgjigjuIGLI CARA GARON PER PL PARTINE E ILIR HAJDUT METAJ( SPIUNIT) , DHE ME KETE KAME THENE SHUME.....
Fiton igli. Mobilizohuni sufllaqexhinje
PërgjigjuO igli si te te ncjere nga zyra shefi jot ca presin me durrsaket prej teje.Me vjen keq se konsiderohesh si njeri me intelekt.Me mire te kishe dale i pa varur se sa i varur ne dy dege.Ti kujton se po u thye njera te mban tjetra por e ke gabim Kete gabim do ta kuptosh me 14 maj ora 24.00 dhe duhet ti kerkosh te falur vehtes qe gabove dhe Emrianes jo vetem si kryetare e bashkise por edhe si nje zonje e nderuar.Po e bere kete e ke shlyer veten para durrsakeve
PërgjigjuIgli o "ylli"i "durrsakeve"(vendalli ska asnje t e gjithe shpellare)nje njeri pa dinjitet
PërgjigjuAq sa ka bere Saliu per vendin aq do bej dhe Cara per Durresin jo se nuk do mundet po do ta sabotojn ata qe e kane dobules Tabaku me Bardhin qe luajn gjithe kohes ne prapaske.Durrsaket duhet ta kishin bere vet Durrsin pa pritur nga asnje politikan.Nuk te gjen gje te punosh per qytetin tend qe vete natyra e ka bere aq te bukur.
PërgjigjuIgli mer bashkin nuk fitom dhia zari juaj
PërgjigjuAshtu esht pikes I ke Ren,te gjith kte Duan me zor po e presi,kte rrypin.
O KLODI DURRSAKET DUAN IGLIN.
PërgjigjuIglo eshte qytetar model,mos flisni pa e njohur.Ndikimi the presionet e partise jane gje tjeter pastaj
Heme Mos u tall, Ca do boj KY palla qe as e ka iden per mordenizim.