Kronikë
Top 24

Dita e 3-të e protestave/ Qytetarë të mbështetur nga PD bllokuan rrugët në Fushë Krujë, Shkodër e Lushnje (VIDEO)

12 Dhjetor 2018, 15:38| Përditesimi: 12 Dhjetor 2018, 19:53

  • Share

Qytetarë të mbështetur nga Partia Demokratike pasditen e sotme protestuan në Lushnje, Fushë Krujë dhe në Shkodër duke bllokuar rrugët.

Të veshur me jelekë të verdhë si protestuesit në Francë ata kërkuan uljen e çmimit të karburantit, treg për prodhimet bujqësore, ndërsa shprehën mbështetjen edhe për studentët në Tiranë.

Në Fushë Krujë u bllokua aksi në drejtim të Milotit, në Shkodër rruga hyrëse në qytet, ndërsa në Lushnje aksi në drejtim të Rrogozhinës. Kjo ishte dita e tretë e protestës së qytetarëve të mbështetur nga opozita në disa rrethe.

Ora 17:21
Protestë edhe në Lushnje, bllokohet rruga për 30’

Përvec Shkodrës dhe Fushë Krujës protesta pasditen e sotme ka pasur edhe në Lushnje, ku banorët kanë bllokuar për rreth 30 minuta aksin me Rrogozhinën. Fermerët u mbështetën nga PD-ja në protestë. 

Ora 17:20
Mbyllet protesta në Shkodër, banorët paralajmërojnë tubime të tjera

Pas rreth një ore është mbyllur protesta në qytetin e Shkodrës, ndërsa banorët të mbështetur nga PD-ja paralajmërojnë se tubimet do të vijojnë edhe në ditët në vazhdim. Pas përfundimit të protestës është rihapur rruga dhe qarkullimi në hyrje të Shkodrës vijon normalisht.

Ora 16:36
“O dorëzohu, o rrëzohu”/ Qytetarë dhe militantë të opozitës thirrje kundër Ramës në Fushë Krujë

“Poshtë Edi Rama, poshtë qeveria. O dorëzohu, o rrëzohu. Fushë Kruja është me studentët”. Janë këto disa nga pankartat e banorëve të Fushë Krujës që janë ngritur në protestë duke bllokuar rrugën në drejtim të Milotit. Protesta e banorëve mbështetet nga Partia Demokratike dhe partitë e tjera të opozitës.

Ora 16:27
Nis protesta në qytetin e Shkodrës, bllokohet rruga hyrëse

Banorët e Shkodrës të mbështetur nga PD dhe militantët e tjerë të partive opozitare janë ngritur në protestë në ditën e tretë duke bllokuar rrugën hyrëse në qytet.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A e keni të qartë se si duhet të votoni më 11 maj?