Kronikë

Sherr për hapësirën e ‘lakmuar’ të Ksamilit, dy pronarët ‘luftë’ se kush do vendosë çadrat në plazh publik! Dhunohet njëri prej tyre (VIDEO)

19 Korrik, 18:29| Përditesimi: 19 Korrik, 23:51

  • Share

Konflikti për një hapësirë plazhi ka degraduar në përplasje fizike në Ksamil. Në sherr prej disa kohësh janë përshirë dy pronarë, Albert Pashaj i "Euro Hotel" në Ksamil dhe Agim Taraj pronar i "Sunset Beach bar". Mesditën e kësaj të shtune, Albert Pashaj shfaqet në një video i gjakosur, i dhunuar me sende të forta teksa në plazh ishte me familjen e tij.

Në këto pamje, shfaqet një person që largohet me vrap, të cilin familjarët e Pashajt e akuzojnë se qëlloi pronarin e hotelit. Policia shoqëroi Agim Taraj, pronarin e Beach barit, dhe po vijon hetimet për persona të tjerë të dyshuar si të përfshirë në këtë konflikt.

Zona e lakmuar nga dy pronarët për të vendosur çadra ndodhet në hyrje të vijës bregdetare të Ksamilit, dhe është caktuar nga bashkia si hapësirë për plazh publik. Report TV kontaktoi me dy palët e përfshirë në konflikt. Pashaj pretendon se ishte Taraj që e ka goditur dhe konflikti me sulme fizike sipas tij, kanë ndodhur edhe më parë. Ai veçon se sherrin mes dy pronarëve e la të hapur Bashkia e Sarandës. 

Të dyja palët kanë aplikuar për të marrë leje për të njëjtën hapësirë pranë Agjencisë Kombëtare të Bregdetit. Albert Pashaj thotë ai bëri e fitoi të drejtën për të vendosur 52 çadra për hotelin me 26 dhoma, por bashkia nuk erdhi për të bërë matje dhe Agjencia Kombëtare e Bregdetit e skualifikoi për mungesë të paraqitjes së dokumentacionit. 
 
Të afërmit e Agim Taraj po ashtu deklarojnë se, kur nuk e morën lejen për hapësirën e plazhit, Taraj ndërpreu kontratat për të marrë hotel me qira dhe vijoi vetëm me biznesin e lokalit, i cili ndodhet në zonë prej 16 vjetësh. 

Sipas familjarëve, Taraj nuk e ka goditur këtë të shtunë pronarin e hotelit, por Pashaj ka provokuar një konflikt me punëtorët në lokal. Policia ende nuk ka dhënë detaje për këtë konflikt, dhe aktualisht hapësira e plazhit që ka shkaktuar konfliktin është plazh publik. 

Ora 21:44
Përplasja mes dy pronarëve në Ksamil, Report TV siguron videot e sherreve të datës 6 qershor dhe të sotëm

Report TV siguron momentin ku Albert Pashaj, pronari i ‘Euro Hotel’ dhunohet para biznesit të tij. Videoja është e datës 6 qershor, ditë kur Pashaj thotë se është dhunuar nga disa persona.

Në video shihet teksa sulmohet nga disa persona, pas të cilëve pretendon se qëndron Agim Taraj, me të cilën ka përplasje për hapësirën në hyrje të vijës bregdetare të Ksamilit.   

Në videon tjetër, që tregon sherrin e ndodhur sot, shihet teksa e presin dy persona, ndalon të bisedojë me ta dhe më pas e sulmojnë.

Ora 21:00
Karrige përtokë e xhama të thyer, dëmet e shkaktuara në ‘Sunset Beach Bar’ në Ksamil! Familjarët e Agim Tarajt akuzojnë Albert Pashain (VIDEO)

Në këtë video shihen dëmet e shkaktuara në “Sunset Beach bar” që familjarët e Agim Tarajt thonë se janë shkaktuar nga pronari i  “Euro Hotel”, Albert Pashai.

Sipas tyre, Pashai ka hedhur pijet përtokë dhe ka fyer kamarierin, ndërsa ky i fundit është kundërpërgjigjur duke e gjuajtur me grusht.

Në pamje shihen karrige përtokë dhe xhama të thyer. Familjarët thonë se Agim Tafaj nuk ka qenë pjesë e konfliktit, ndryshe nga si është raportuar, por është shoqëruar në polici vetëm si person në dijeni.

Xh.D/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Shaban: 20/07/2025 04:35

    Harami i prones se vjedhur.

    Përgjigju
  • bledi: 20/07/2025 04:24

    KETU DUHET TE NDERHYJE EDI RAMA,,,DHE I GJITHE PLAZHI TE JETE PUBLIK....ASNJE CADER ME PAGESE....

    Përgjigju
    • Or tej: 20/07/2025 09:27

      Ai e ka fajin edhe ne kete rast sepse nuk nderhyri qe ti ndante ne kohe or teeeejjjjj

  • Beni: 20/07/2025 02:32

    Po mire tju behet se ska shtet ketej thuhet plazh publik ketej thuhet pronaret e plazhit o mortje cfare eshte se spo e marim vesh sa per ata te dy kokat hengshin moter qirat u bene pronar ne plazh apo prone publike po ishalla marin ndonje politikan me vete kur te shkojne ne te semes.

    Përgjigju
  • Modernizimi: 20/07/2025 01:54

    Mesa duket Shqipëria po kthehet ne nje vend ku nese ske force ose krijo grup ose del jashte ekzistences, nje Shqipëri e pa drejte me politikan qe ne Tiranë jané enjtur me favorizime politike , Lind pyetja populli a vetem do punoje apo do beje ndonje revolucion ? Nuk dihet kjo Pune ! Revolucion vetem Francezet bënin edhe ata Jane “fikur” kohet e fundit , ndaj mesa duket edhe Kete vit turizmi po vishet me arome “kake” mediatike ! Nje media tjeter imagjinare thoshte se ne Ksamil po putheshin dy delfine , nje media thoshte u fejua nje cift ne Ksamil , jo , na duhen media qe nxisin “tension” , qe shesin klikime, komente etj ! Ne Ksamil dikush porositi nje makiato dhe uje me gaz , ishte mire diten , Naten skishte gjume ! Kush do jete biznesi qe qeverite do ti mbushin me para pa bere asnje gje? As Pune as benefit ? Kjo merret vesh ne shtator - e ne vijim! Shteti jemi ne , nje shoqeri plot me skuthé

    Përgjigju
  • kola: 20/07/2025 00:58

    POPULLI I KSAMILIT DUHEJ TI RRIHTE PUBLIKISHT KETA PISA....

    Përgjigju
  • Qytetari: 20/07/2025 00:28

    Keni gjet momentin me te pa pershtatshem me bo sherrr.. Do perfundoni si ai kokdhima i futgonit qe per nje pjate peshk humbi tere pasurine…

    Përgjigju
  • Patrioti: 19/07/2025 20:05

    Na u hap barku me kete Ksamilin. Disa fshatare qe kane zene nga nje cope bregdet dhe ju duket vetja kapitaliste. Duan te pasurohen per nje sezon veror.

    Përgjigju
  • Prela: 19/07/2025 19:21

    Zombi n qarkullim nanemoter, me pas kujdes ka tan marsupat e ka tan spinelat mjekerrcjep

    Përgjigju
  • Topet e kendezit: 19/07/2025 18:51

    E paska sakatuar fare te shkretin...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Akademi për trajnimin e administratës lokale, si e vlerësoni?