Një qytetar i ardhur nga Roma drejt Rinasit, tha për Report Tv se udhëtimi shkoi mirë, por do të donte që të respektohej distanca që nga radha për të hyrë në avion deri tek qëndrimi gjatë udhëtimit, ku ai shprehet se 3 veta uleshin ngjitur pa asnjë lloj distance.
'Nuk u respektuar distanca si gjatë marrjes së vulës dhe hyrjes në avion. Por as në avion ishim ngjitur 3 persona" tha një pasagjer, i cili do i nënshtrohet karantinës së detyruar për 14 ditë në Durrës.
Lajmi kryesor:
155 shqiptarë të riatdhesuar nga Roma e Stambolli! Dezinfektim e ulje vetëm në sedilje, transport nga Rinasi në karantinën në Durrës
//ReportTv.al