Foto ilustruese

Ra nga lartësia teksa po punonte në ndërtim, ndërron jetë 40-vjeçari në Himarë

2 Nëntor 2023, 18:08| Përditesimi: 2 Nëntor 2023, 19:23

  • Share

Një punëtor ndërtimi në Himarë ka ndërruar jetë pasi ka rënë nga lartësia e një ndërtese ku po punonte. 

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:56, në Dhërmi, ku punëtori 40-vjeçar i identifikuar si A.D po punonte në ndërtimin e një objekti. 

40 vjeçari u dërgua fillimisht në spital për të marrë ndihmën mjekësore, por fatkeqësisht nuk ka mundur t'u mbijetojë plagëve të marra.

Grupi hetimor vijon veprimet në vendin e ngjarjes, me qëllim dokumentimin e plotë ligjor të rrethanave të kësaj ngjarjeje.

Lajmi në përditësim...

M.T//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?