VLORË- Një 34 vjeçar nga fshati Fitore në Vlorë ra nga shtylla ditën e djeshme, teksa po mundohej që të rregullonte një linjë interneti.
Ai u transportua me urgjencë në Spitalin Rajonal të Vlorës në një gjendje të rëndë shëndetësore.
Pas traumës së rëndë dhe frakturës në kokë, 34 vjeçari me iniciale M. A. ka rënë në gjendje kome dhe është transportuar me urgjencë drejt spitalit të Tiranës. Mësohet se ndodhet në një gjendje të rëndë shëndetësore.
Komento