Paraditen e kësaj të diele, tuneli te ‘Uji i Ftohtë’ në Vlorë është bllokuar nga trafiku i rënduar. Në pamjet e siguruara nga Report Tv duket se ka radhë të gjatë automjetesh të cilat nuk lëvizin. Që në fillim të këtij sezoni veror, thuajse çdo fundjavë ka qenë me trafik të rënduar në Vlorë pasi pushuesit i drejtoheshin plazheve të jugut për tu qetësuar. Vetëm pak minuta pas trafikut, po në këtë zonë kishte të shtëna me armë. Burime për Report Tv bëjnë me dije se u konfliktuan dy persona, njëri prej të cilëve nxori armën dhe qëlloi në ajër.
Ngjarja ndodhi rreth orës 12:00 në zonën e plazhit, mbas tunelit në afërsi të vilave qeveritare. Mesa duket qëllimi i autorit ishte vetëm të shkaktonte frikë tek personi tjetër pasi është larguar me shpejtësi. Report Tv mëson se i gjithë sherri ka nisur pas pretendimeve të Licajt se disa persona i kishin bezdisur nënën e tij, ndaj pas debatit verbal, i riu ka qëlluar me armë.
Autori kishte pak ditë që ishte kthyer nga jashtë shtetit dhe sipas policisë kishte shkuar tek lokali tjetër dhe kishte bërë fjalë me pronarët. Burime policore bëjnë të ditur se deri më tani janë shoqëruar 7 persona, por autori nuk është kapur ende. Pas ngjarjes, autori është fotografuar me armë në dorë.