Radhë kilometrike mjetesh në Morinë, pushuesit nga Kosova lënë bregdetin shqiptar

2 Gusht 2020, 21:47| Përditesimi: 2 Gusht 2020, 22:52

  • Share

Përfundimi i fundjavës ka sjellë sërish fluks të lartë makinash në të pikën doganore me Kosovën, atë të Morinës.

Radhët kilometrike të makinave që presin të hyjnë në Kosovë, pasi kanë kaluar pushimet apo fundjavën në bregdetin shqiptar, janë shfaqur në pikën doganore.

Në hyrje të doganës pala kosovare bën matjen e temperaturës për çdo pushues dhe kanë shtuan numrin e personelit në mënyrë që të mos ketë radhë, por fluksi i pushuesve ka qenë tepër i lartë për t'u përballuar.

Ditën e sotme kanë mbi 30 mijë qytetarë kosovarë me mbi 8 mijë mjete të vogla dhe mbi 50 autobusë për të shijuar pushimet në bregdetin shqiptar.


Lajmi kryesor:

Kthimi nga zonat bregdetare, trafiku 'pushton' akset kryesore të vendit! Radhë kilometrike në Morinë


//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?