Sociale

Arrestimi i 14 doganierëve grekë, radhë të gjata nga Greqia drejt Shqipërisë në doganën e Qafë Botës (VIDEO)

13 Korrik, 14:34| Përditesimi: 13 Korrik, 15:39

  • Share

Që prej arrestimit të 14 doganierëve grekë në pikën kufitare të Mavromatit, që ndodhet përballë doganës së Qafë Botës në kufirin Shqipëri–Greqi, qarkullimi në këtë pikë hyrjeje ka pësuar ngarkesa të ndjeshme, duke sjellë radhë të gjata automjetesh çdo ditë, por për ata që vijnë nga vendi fqinj - në vendin tonë. Radhët e gjata u regjistruan në orët e para pas mesdite.

Zyrtarët e arrestuar, të cilët ishin pjesë e strukturës doganore greke në Mavromati, dyshohet se janë përfshirë në skema të korrupsionit dhe kontrabandës. Pas ndërhyrjes së autoriteteve, ata janë zëvendësuar me punonjës të tjerë të sjellë nga pikat e tjera doganore të Kakavisë dhe Portit të Igumenicës.

Megjithatë, situata nuk është stabilizuar ende. Kontrollet në doganë janë bërë dukshëm më të imtësishme, duke ndikuar në ritmin e përpunimit të mjeteve dhe udhëtarëve. Kjo ka sjellë vonesa të mëdha në kalimin e kufirit, sidomos gjatë orëve të pikut, ku udhëtarët presin për orë të tëra në temperatura të larta

K.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Rama kërkon shkarkimin e administratorëve e nënkryetarëve, si e vlerësoni?