Kronikë

Radhimë, dogji 300 rrënjë ullinj dhe 6 hektarë shkurre, në pranga 36-vjeçari

2 Korrik 2024, 11:03| Përditesimi: 2 Korrik 2024, 11:06

  • Share

Një 36-vjeçar është arrestuar nga policia e Vlorës pasi dyshohet se më 1 korrik ka djegur një sipërfaqe toke me 300 pemë ulliri dhe 6 hektarë me shkurre dhe bimësi të ndryshme, në fshatin Radhimë.

Autori me inicialet S. S., banues në Orikum,  është me precedent penal në fushën e narkotikëve, thuhet në njoftimin e policisë.   

Sipas kontrolleve të kryera në banesën e tij uniformat blu sekuestruan sekuestruan doza lënde narkotike marijuanë.     

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.  

Xh.K/E.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A e keni vendosur se për kë do të votoni më 11 maj?