Nuk respektuan zonën e kufizuar për lëvizjen me ‘Jetski’ dhe skafe, gjobiten pronarë e drejtues mjetesh lundurese në Vlorë e Sarandë

23 Gusht 2022, 15:18| Përditesimi: 23 Gusht 2022, 15:32

  • Share

VLORË- Në bregdetin e Jonit janë dujke vijuar kontrollet sa i përket përdorimit të mjeteve lundruese tip Skaf ose ‘Jet Sk’i pranë pushuesve. Nisma e cila u nxit nga tragjedia e Potamit ku humbi jetën 7-vjeçarja Jonada Avdia e cila humbi jetën tragjikisht më 2 gusht në Himarë.

Policia Kufitare, përgjatë gjithë vijës bregdetare, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë në plazhe ka konstatuar disa përdorues mjetesh shumë pranë vijës bregdetare.

Refuzoi t’u paraqiste shërbimeve të Policisë Kufitare Sarandë, dokumentacionin e mjetit lundrues skaf që drejtonte, të cilin nuk e kishte në bord, ndëshkohet me masa administrative 50.000 dhe 10.000 lekë të rinj drejtuesi i mjetit lundrues, si dhe i bllokohet mjeti lundrues për 30 ditë.

Ndëshkohet nga Policia Kufitare e Vlorës, me masë administrative 100.000 lekë të rinj, pronari i një mjeti  lundrues “Jetski”, pasi nuk respektoi zonën e kufizuar për lëvizjen e mjeteve lundruese.

Shërbimet e Policisë Kufitare Sarandë, në vijim të kontrolleve, përgjatë vijës bregdetare të Sarandës, në kuadër të masave të marra për mbarëvajtjen e sezonit turistik, kanë konstatuar në plazhin e quajtur “Gjiri i Sarandës”, një mjet lundrues tip skaf, të cilin e kanë ndaluar për kontroll të dokumentacionit. Drejtuesi i mjetit lundrues ka kundërshtuar punonjësit e Policisë dhe nuk u ka vënë atyre në dispozicion dokumentacionin e kërkuar. Për këtë shkak, është bërë shoqërimi i menjëhershëm i drejtuesit të mjetit lundures dhe i mjetit lundrues, në Portin e Sarandës, për verifikime të mëtejshme.

Në bazë të ligjit nr.43, të vitit 2020, drejtuesi i mjetit lundrues tip skaf, shtetasi A. K., 18 vjeç, banues në Sarandë, u ndëshkua me masë administrative 50.000 lekë të rinj për shkelje të nenit 14/1/c, pasi refuzoi dhënien e dokumentacionit, si dhe iu bë bllokimi i mjetit lundrues për 30 ditë. Gjithashtu, 18-vjeçari u ndëshkua edhe me masën administrative prej 10.000 lekësh të rinj, për shkelje të nenit 14/1/b, pasi gjatë kontrollit, rezultoi pa dokumentacionin përkatës, në bord.

Po në vijim të kontrolleve, nga Policia Kufitare Vlorë, ditën e djeshme, është konstatuar në plazhin e Radhimës, një mjet lundrues “Jetski”, duke lëvizur brenda zonës së kufizuar për mjetet lundruese, shkelje për të cilën pronari i këtij mjeti lundrues, shtetasi H. L., 28 vjeç, banues në Vlorë, u ndëshkua me masën administrative 100.000 lekë të rinj.

Vendimet e policisë për të mos lejuar motorët lundrues vijnë pas ngjarjes së rëndë që u regjistrua më 2 gusht në plazhin e Potamit në Himarë, ku Arjan Tase duke drejtuar gomonen ka goditur për vdekje një 7-vjeçare. E mitura Joanda Avdia ishte duke u larë në det ku është përplasur fillimisht nga pjesa ballore e gomones dhe më pas trupi i saj është prerë nga helikat duke ndërruar jetë në vend. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:00. Drejtuesi i gomones ishte shefi i policimit në komunitet në Elbasan, ndërsa drejtuesi i Policisë së Shtetit, Gledis Nano e përjashtoi Arjan Tasen përfundimisht nga policia. Tase akuzohet për veprën penale "vrasje me dashje në mënyrë indirekte", nga e cila rrezikon 10-20 vite burg.

G.MO/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 24/08/2022 01:06

    E dini si i do mushka drute?Ate moment qe kapet njeri,t'ju ndalohet te gjitheve pa perjashtim te fajshem e te pafajshem dalja ne det per ate dite dhe keshtu te veprohet cdo dite qe kapen.Dhe kur te ankohen se s'kane bere asgje,le t'ju thuhet se po penalizohen per shkak te X ose Y qe kane bere me te vertet faj.Vetem atehere kane per t'u shtruar e per t'u bere te urte e te bindur si qengja dhe do te mesojne te respektojne rregullat.Gjobitjet dhe sekuestrimet e perkohshme nuk vlejne se te zotet jane parallinj i perballojne,s'ju ben pershtypje,por t'i vrasesh me pambuk,eshte me efektive per kokegdhete.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?