Zv.ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli tha se përtej rritjes së infektimeve masat në fuqi janë në përputhje me zhvillimet dhe nuk do të ketë ndryshime.
‘Do të vijojnë të mbeten të njëjtat masa në fuqi. Apelojmë që të respektohen të gjitha masat dhe të qytetarët të vaksinohen”, tha Rakacolli
Rakacolli tha se në fuqi mbeten masat “Ora policore vijon me orën 23:00 – 06:00, vijon të mbetet në fuqi urdhri për lejimin e grumbullimeve deri në 50 persona dhe të aktiviteteve kulturore, sportive etj deri në 30% të kapaciteteve të tyre me prezencë të spektatorëve”.
Lajmi kryesor:
Rekord infektimesh që prej nisjes së pandemisë, por masat anti-COVID nuk ndryshojnë! Komiteti i Ekspertëve: Janë në përputhje me situatën! 38% e popullsisë e vaksinuar me 2 doza (VIDEO)
//ReportTv.al