Ralf Gjoni: Marrja e vaksinave, qeveria po tallet dhe i shmanget përgjegjësive! Mirë bëni kur keni përballë një gjumash që shkruan libra që as i ka lexuar

23 Mars 2021, 10:41| Përditesimi: 23 Mars 2021, 12:48

  • Share

Deputeti i opozitës parlamentare në Kuvend, Ralf Gjoni, i ka konsideruar tallje me Kuvendin dhe shqiptarët mënyrat se si qeveria po sillet me vaksinimin në vend.

"Pandemia është vetëm maja e asbergut e një lufte ekonomike.  Sot nuk po flasim në këtë akt për një vaksinë të gjithëpranuar. Nuk po flasim për një vaksinë ndërkombëtare. Është një kakofoni dhe një dilentatizëm politik gjithandej. Mban erë shumë të keqe gjithandej dhe ne nuk kemi pse të bëhemi pjesë e kësaj. Kjo është luftë gjeopolitike dhe jo luftë shëndetësore.  Unë nuk e kuptoj pse e keni sjellë këtë Akt Normativ në Parlament apo për t'ju fshehur përgjegjësisë  juridike në të ardhemn? Ju keni frikë dhe nuk jeni të sigurt për të ardhmen. Turp e faqja e zezë, jeni qesharakë!  Po mirë bëni, kur keni përballë një gjumash si shkruan libra që as i ka lexuar", tha Gjoni.


Lajmi kryesor:

Miratohen ndryshimet e Reformës në Drejtësi, votohen 10 projektligjet! Kalon me 95 vota pro akti normativ për marrjen e vaksinave


K.T./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?