Politikë

Ralf Gjoni: Nëse nuk ndryshon sistemi zgjedhor, largohem nga parlamenti dhe Shqipëria

17 Shtator 2019, 22:20| Përditesimi: 17 Shtator 2019, 23:43

  • Share

Deputeti opozitar Ralf Gjoni u shpreh sonte në Repolitix se nëse nuk fiton betejën për ndryshimin e sistemit zgjedhor do të largohet nga parlamenti dhe vendi. Ai e cilësoi si betejën e tij të fundit, ndërsa nuk përjashtoi krijimin e një lëvizje të re politike.

"Unë këtë e shoh si betejën tonë të fundit, nuk kemi tjetër. Ju do të shihni spektakël në parlament, orën e së vërtetës. Kemi SPAK-un dhe BKH-në, shqiptarët presin hetimin për shumë emra që kanë qenë në poste zyrtare nga këto parti që po mbajnë peng këtë. Jemi në prag të një katastrofe demografike.

Nëse ne nuk arrijmë këtë betejë, që unë e quaj të fundit politike, unë nuk kam për të bërë tjetër nëse nuk fitojmë sistemin zgjedhor, atëherë unë bashkë me miqtë e mi do të largohemi jo vetëm nga ky parlament, por edhe nga ky vend. Nëse ky sistem do të bëhej i drejtë nuk përjashtoj krijimin e një lëvizje të re politike.

Po vlon kazani. Nuk bën sens të qëndrojmë në atë parlament, do të ishte e turpshme të rrija në atë parlament për një rrogë dhe për t'i bërë fresk Edi Ramës. Duhet të jetë e qartë për cdo qytetar. Ne nuk jemi futur për të bërë pazar me Edi Ramën. Nëse nuk ndryshohet sistemi zgjedhor unë nuk kam më vend në atë parlament. Ky duhet të jetë qëndrimi i 39 firmave" tha ai.


Lajmi kryesor:

Kriza dhe negociatat në Repolitix/ Ralf Gjoni: Nëse nuk ndryshon sistemi zgjedhor, iki nga parlamenti e Shqipëria


/r.k./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?