‘Rally Albania 2021’ është kthyer në një nga garat më të rëndësishme dhe tërheqëse në vendin tonë. Nëpërmjet një statusi në ‘Facebook’, drejtori i DPSHTRR, Blendi Gonxhe shkruan se kjo garë promovon adrenalinën e kulturës motorsportive dhe turizmin në Shqipëri.
Ndërkaq, Gonxhe shkruan se finishi-i i garës do të bëhet në qytet, ku do të mbahet edhe një ceremoni për shpalljen e fituesit.
“Rally Albania 2021, gara më e madhe e motorsportit në Shqipëri, organizohet për të 17-in vit radhazi me pjesëmarrjen e 200 pilotëve, 300 të huajve nga 30 shtete të botës! Këtë herë pikënisja e garës erdhi në qytetin bregdetar të Vlorës duke përshkruar të gjithë pjesën e Karaburunit në drejtim të lumit të Vlorës ku më pas do t’i drejtohet Gjirokastrës, Ersekës, Peshkopisë dhe më pas çdo gjë do të përfundojë në kryeqytet, ku do të zhvillohet dhe ceremonia për shpalljen e fituesi të garës së madhe “Rally Albania 2021”! Një event fantastik që promovon adrenalinën e kulturës motorsportive dhe turizmin në Shqipërinë tonë të bukur”, shkruan Gonxhe.
Foto nga gara 'Rally Albania 2021'
‘Rally Albania 2021’ është gara më e madhe e motorsportit në Shqipëri e cila organizohet për t ë17-in vit radhazi në vendi tonë. Në këtë garë marrin pjesë 200 pilotë, 300 të huaj nga 30 shtete të botës. Gara nisi nga Narta dhe do të përshkojë gjithë pjesën e Karaburunit në drejtim të lumit tw Vlorës, dhe më pas do t'i drejtohet Gjirokastrës. 'Rally Albania 2021' do të vijojë itinerarin në Ersekë, Peshkopi dhe më pas çdo gjë do të përfundoj kryeqytet, ku do të zhvillohet dhe ceremonia për shpalljen e fituesit të garës së madhe.