Politikë

Rama: Airbnb nuk e kërcënon ende hotelerinë në Shqipëri, vitin që vjen sjellim një zgjidhje dixhitale

26 Mars, 16:27| Përditesimi: 26 Mars, 17:27

  • Share

 

Kryeministri Edi Rama, në një takim me sipërmarrësit e rinj në Shkodër, tha se Airbnb nuk ka ende kapacitet konkurrues për hoteleritë në vendin tonë. Sipas kreut të qeverisë, ashtu sikurse me hoteleritë, vitin që vjen do të sjellin një zgjidhje që synon edhe Airbnb. 

“Akoma nuk jemi në fazën që të kemi kapacitet konkurrues për Airbnb, nuk është akoma faza që Airbnb kërcënojnë hoteleritë. E dyta, e kemi lënë që njerëzit të mund të fitojnë ca lekë. Të mos fillojmë historira me inspektorë e kontrolle deri nëpër shtëpia dhe ndërkohë këtë vit fillojmë fazën e re, në radhë të parë me hotelet se e dini shumë mirë se nuk i deklaroni të gjitha siç duhet të gjitha ato që fitoni. Në deklarimin e shtretërve, hotelet nuk e thonë të vërtetën. Ajo që do të bëjmë këtë vit që të fillojmë, ne kemi TVSH më të ulët në Evropë dhe rajon, 6 përqind për hotelet, dhe e kemi bërë qëllimisht për t’u dhënë mundësinë hoteleve. Për të fituar keni fituar, për të formalizuar akoma jemi larg. Këtë vit, duke filluar nga maji, është një program që sipas dëshirës kush nuk do asnjë kontroll apo problem, dhimbje koke me historira kontrollesh tatimore, duhet të bjerë dakord që të bëjë një marrëveshje me tatimet edhe të paguajë 65 përqind nga maji-shtator. Vitin e ardhshëm po punojmë për një solucion dixhital që do të përfshirë edhe Airbnb, Italia, Spanja ka pasur problem të madh, edhe Kroacia.”, u shpreh Rama.
 


Lajmi kryesor:

Rama takim me sipërmarrësit nga Shkodra: Kemi bërë gati 200 mln euro investime në energji dhe ujë! Shumë rrugë që nuk u bënë në vite janë drejt përfundimit


Xh.D/r.k./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Programi i PS, a ju duken të realizueshme objektivat ekonomikë?