Rama: Amnistia fiskale, e rëndësishme për të formalizuar të ardhurat e emigrantëve! Do ta bëjmë me çdo kusht, ndërkombëtarët do ta kuptojnë

18 Dhjetor 2022, 10:42| Përditesimi: 18 Dhjetor 2022, 12:27

  • Share

TIRANË- Kryeministri Edi Rama nuk heq dorë nga amnistia fiskale dhe thotë se do ta bëjë me çdo kusht, pavarësisht kritikave të ndërkombëtarëve. Për kreun e qeverisë, kjo është një mënyrë shumë e rëndësishme për të formalizuar të ardhurat e shqiptarëve në botë, të cilët bëjnë 2-3 punë. Ndonëse ndërkombëtarët janë shprehur kundër kësaj nisme të ndërrmarë nga qeveria, Rama u shpreh se do të vijë momenti kur edhe ata do ta kuptojnë se sa e rëndësishme është kjo amnisti.

Në mbledhjen e Këshillit Koordinues të Diasporës, Rama u shpreh se kjo lëvizje është tentuar të realizohet edhe në qeveritë e mëparshme por ka ngecur për shkak të presioneve. Për këtë, kreu i qeverisë thotë se nuk do të privohemi se jemi vend i vogël. Nga ana tjetër përmend orët e zgjatura në punë që kalojnë shqiptarët duke thënë se nëse do të numëroheshin orët që i kanë falur me djersë e gjak ekonomisë informale në vendet e zhvilluara atëherë do na rezultonte një volum skallavërie i paimagjinueshëm.

“Ne e kemi bërë me dije se kemi të gjithë dëshirën dhe vullnetin për ta realizuar amnistinë fiskale për të garantuar formalizimin e të gjitha të ardhurave të shqiptarëve në diasporë. E dimë shumë mirë, e dinë dhe autoritetet e vendeve ku shqiptarët prej dekadash japin kontribut që ekonomia informale nuk është territor i vdendeve në zhvillim por ekziston dhe në vendet e zhvilluara. Shqiptarët hyjnë tek ato komunitete që e dimë shumë mirë. Shqiptarët kanë dëshmuar se janë punëtor të jashtëzakonshme. Kanë bërë 2 apo 3 punë. Ia kanë dalë në vende ku nuk janë.

Kemi dëshmi të panumërta dhe raste që përforcojnë të gjithë arsyet për ta bërë këtë hap i cili ka qenë dashur të bëhet prej shumë kohësh, është tentuar nga qeveritë e mëparshme por ka ngecur si rezultat i presioneve dhe mungesës së dëshirës për të kuptuar pse-në e kësaj lëvizje të rëndësishme”, tha Rama.

Rama artikulon shumë arsye për të realizuar amnistinë fiskale duke nisur nga pamundësia për të marrë letra. Sipas kreut të qeverisë, shqiptarët janë bërë skeptikë ndaj taksave dhe bankave ndaj qarkullojnë sasi të mëdha të parave cash. Për këtë arsye kanë transferuar paratë në Shqipëri, ku edhe kanë investuar pa u vënë në shënjestrën e organeve ligjzbatuese apo pa qenë të dyshuar.

Shqiptarët i cilëson si kontributorë të rëndësishëm në ekonomitë e vendeve, në të gjitha nivelet. Një koment e pati edhe për paragjykimet se shqiptarët janë kriminelë. Kreu i qeverisë thotë se do të bëjnë të pamundurën për të thyer këtë barrikadë ndërsa thekson se emigrantët nuk kanë krijuar asnjë aktivitet të paligjshëm por e kanë gjetur në disa vende dhe kanë zgjedhur të bëhen pjesë e tregut të drogës apo krimit.

Ministrja e Jashtme u shpreh se detyrimi ndaj Diasporës i pashlyeshëm. Olta Xhaçka përmendi shifrat e shqiptarëve, rreth 10 mijë që kanë përfunduar doktoratën jashtë vendit ndaj theksoi rëndësinë e foorcimit të marrëdhënieve me diasporën. Ndërsa Kryetari Këshillit Kombëtar të Diasporës Mark Gjonaj u shpreh se duhet investuar te Diaspora pasi 1.8 mln ose 37% e popullsisë shqiptare jeton jashtë.

Çfarë parashikon amnistia fiskale?projektligj thuhet se çdo qytetar shqiptar, rezidentë në Shqipëri, por edhe emigrantët do të mund të përfitojnë nga amnistia fiskale deri në shumën 2 milionë euro. Në draft sqarohet se subjektet e deklarimit nuk do të japin informacion mbi burimin e të ardhurave, nuk do të ndiqen penalisht dhe as nuk do të ketë një hetim tatimor. Megjithatë duhet theksuar që këto para të deklaruara në kuadër të këtij ligji nuk mund të transferohen jashtë shtetit për një periudhë të paktën 5 vjeçare nga momenti i depozitimit. Në rast të kundërtën, do u mbahet si penalitet në masën 30% të shumës së transferuar. Për këtë projektligj ka pasur një sërë pakënaqësish nga ndërkombëtarët, të cilët janë shprehur se kjo do të amnistonte paratë e mbërritura nga krimi.

Ora 10:58
Rama: Do e bëjmë amnistinë fiskale me çdo kusht, nuk privohemi se jemi të vegjël! Ndërkombëtarët do ta kuptojnë

 

Kryeministri Edi Rama nuk heq dorë nga amnistia fiskale. Në fjalën e tij gjatë mbledhjes së Këshillit Koordinues për Diasporën, kreu i qeverisë tha se ndërkombëtarët do ta kuptojnë se është e rëndësishëm.

“Ne do ta bëjmë amnistinë fiskale me cdo kusht. Edhe bashkësia ndërkombëtare dhe BE do ta kuptojë. Për sa kohë e bën Italia një herë në tre vite, skemi pse mos e bëjmë.

Nuk kemi pse të privohemi se jemi të vegjël dhe na paragjykojnë përtej çdo logjike. Është e rëndësishme për emigrantët dhe gjithë shqiptarët se është fenomen masiv i prodhuar nga sakrificat e jashtëzakonshme dhe një sasi pune e kryer në zonën informale të ekonomisë në vendet e zhvilluara që po ti mbledhen të gjitha orët që shqiptarët i kanë falur me djersë e gjak ekonomisë informale në vendet e zhvilluara atëherë do na rezultonte një volum skallavërie i paimagjinueshëm. Sot shqiptarët si komb janë shumë më të ditur e të aftë prej emigracionit”, tha Rama.

Ora 10:55
Propozimi i Ramës: Samit për diasporën vitin e ardhshëm, të përfshijmë më tepër Kosovën edhe Maqedoninë

1671359115_finalprojekt.00074619.Still001.jpg

Kryeministri Edi Rama ka propozuar që vitin tjetër të mbahet një Samit të përbashkët për diasporën vitin e ardhshëm, e ku të përfshihen edhe Kosova edhe Maqedonia.

"Ndoshta u zgjata pak, kjo është karakteristikë e fjalimeve të mia që gjithmonë them se do i shkurtoj, por gjithmonë e më shumë zgjaten. Kërkoj ndjesë për këtë shpresoj të mos isha i mërzitshëm, u përpoqa të jap një kontribut në këtë tryezë, jo thjeshtë për të shtuar këtu se ça çudirash kemi bërë ne, sepse faktikisht nuk është bërë pak, por krahasimisht me çfarë duhet bërë për interesin reciprok edhe të shqiptarëve që janë jashtë por edhe të Shqipërisë që është brenda nuk është shumë, është pak.

Duke i falënderuar të gjithë anëtarët e Këshillit Koordinues, duke propozuar që ne të fillojmë nga organizimi vitin e ardhshëm që është një vit përvjetori i Lidhjes së Prizrenit, të një samiti tjetër të diasporës, shpresoj që ju ta miratoni këtë propozim dhe ne të fillojmë punën për të organizuar një samit të madh të diasporës dhe të bëjmë një tjetër raund diskutimesh, këtë herë duke u përpjekur të përfshijmë më tepër edhe qeverinë e republikës së Kosovës edhe Republikën e Maqedonisë së Veriut edhe bashkësitë e tjera në diasporë në trojet ku jetojnë shqiptarët.

Shpresoj se ju do ta përkrahni këtë ide do të na ndihmoni që ta organizojmë sa më mirë dhe që të bëjmë edhe një event më të mirë dhe që të bëjmë një event edhe më frymëzues e kuptimplotë se samiti i parë", tha Rama.

Ora 10:52
Rama: Shqiptarët nuk kanë krijuar tregun e drogës dhe krimit! Do e thyejmë barrikadën e paragjykimit

 

Kryeministri Edi Rama ka folur për paragjykimet që shqiptarët janë kriminelë duke thënë se do të bëjnë gjithçka për të thyer këtë lloj barrikade.

“Ajo që vjen si kundërshti kolektive është se shqiptaret janë kriminel. Ne kemi investuar për turpin tonë në ngjizjen e këtij imazhi skandaloz. Shqiptarët janë kontributor të rëndësishëm në të gjitha vendet ku shkojnë.

Shqiptarët që i kanë hyrë botës së krimit janë element shqetësues por tregun e drogës, krimit, prostitucionit nuk e kanë krijuar shqiptarët por e kanë gjetur dhe janë bërë pjesë e tij. Kam besim që do e thyejmë barrikadën e paragjykimit. Jemi në komunikim intensiv për të realizuar atë që është e drejtë kushtetuese, një rrjedhojë logjike e një periudhe të gjatë tranzicioni me një pikënisje shumë specifike që na detyron sot dhe bën sot që shumica dërrmuese e shqiptarëve të mbështesin realizimin e një amnistie fiskale e penale, pa i hapur asnjë shteg askujt që për shkak të detyrës apo aktivitetit të tij të paligjshëm ka bërë para. Nuk kemi asnjë arsye që të tërhiqemi para kësaj nevoje të rëndësishme”, tha Rama.

Komento

Komente

  • bledi: 20/12/2022 02:04

    POPULLI TA KUPTOJE QE EDI RAMA E DO AMNISTINE FISKALE PER TE LEGALIZUAR PARATE QE KA VJEDHUR VETE DHE TE QEVERITAREVE,,,SEPSE NUK I MBAJNE DOT NE SHTEPI, ,JANE PARATE QE KANE VJEDHURA TEK TENDERAT E RRUGEVE DHE INCENERATORET,,,VETEM PER SKANDALIN E INCENERATOREVE,,,QEVERIA E RAMES DUHEJ TE KISHTE DHENE DOREHEQJEN../////..

    Përgjigju
  • A. N.: 19/12/2022 09:32

    Bravo, kjo qeka zgjidhja: te amnistojme parate e pista te droges duke u marre % si dhe te taksojme personat fizike. Thoni cte doni por ne jemi shtet qe na e ka zili bota.

    Përgjigju
  • abc: 19/12/2022 04:42

    amnistia eshte pwr parate e trafikanteve,,,ti per cilet punon o rama per njerezit e ndershem apo per trafikantet...ta marrim vesh....

    Përgjigju
  • Iris: 19/12/2022 02:47

    Sigurisht qe nderkombetaret do t'a kuptojne Ramen,do t'a kuptojne dhe shqiptaret qe nuk jane dakord dhe e dini pse? Sepse borxhi kombetar po ngrihet,interesi qe vjen me te po keshtu,po dhe koncesionet e detyrimet e tjera po shtohen perdite,duhen shlyer nje dite./Ku i ke parate?- do t'i thone bankat dhe huadhenesit.Nuk i kam te tera-do te thote Rama-por zgjidhjen e kam gjetur,Amnisti fiskale,nese i doni parate./I duam,por jo keshtu,se nuk jane te gjitha para te ndershme-do te thone nderkombetaret./Prandaj kopjova amnistine e Italise-do te thote Rama./Gabim!-do t'i thone nderkombetaret,sist.italian financiar e i drejtesise nuk eshte si i Shqiperise.Ju keni probleme ne te dyja-do te thone nderkombetaret./Ne kemi probleme,po ju i doni parate t'ju a kthejme apo jo?-keshtu mendon se do t'i binde Rama nderkombetaret.Z.Rama,duket qe ke humbur sensin e realitetit!Shqiptaret nuk jane me ata te viteve 90',tani bejne pune te ligjshme,me perjashtim te cunave te Londres e sikolegeve te tyre. Dhe ata qe bejne 2-3 pune,i bejne nga halli,jo nga qejfi dhe askush qe ben pune te ndershme qofte dhe 2-3 pune nuk fitojne miliona(se nuk shesin piktura),se jo vetem qe nuk fitohet aq,por nuk mbetet shume pas taksave e billave e shpenzimeve te tjera.Me mire na jep te drejten e votes,se sa per te ardhurat,s'kemi nevoje te na i formalizosh ti,se na i ka formalizuar shteti ku jetojme.

    Përgjigju
  • arbeni: 19/12/2022 02:17

    EUROPA TE THA MOS E BEJ AMNISTINE FISKALE,,SEPSE ESHTE LEGALIZIM I PARAVE TE PISTA,,, , EDI RAMA POPULLI NUK TE VOTOJE PER TI DALE KUNDER EUROPES,,,ASNJE VOTE PER KETE KRIMINEL E HAJDUT NE ZGJEDHJET LOKALE.....

    Përgjigju
  • Ska problem: 19/12/2022 01:19

    Zot. Kryeminister ti kerkon te formalizosh krimin dhe drogen , ato tashme jane prezente ne shqiperi , kerkojne vetem ti fusin ne banka . Sot cdo familje ka emigran dhe u behet syu filxhan kur u sjellin femijet ndojnje qindshe euro pleqve , ndersa ti u can tr*pin shqiptareve se tu dogj barku per emigrantet , e ke bere arken e popullit b*th ste jepin me kredi , Ti e ke cuar kete vend drejt falimentit

    Përgjigju
  • Lomi: 18/12/2022 21:52

    Shqiptarèt me banim tè pèrkohshèm jashtè territorit shqiptar, pèr arsye ekonomike ,qè i biri i Kristaqit i quan EMIGRANTÈ",, duhet tè ngrihen nè kèmbè dhe tè mos rrinè duarkryq. Tè ardhurat e tyre tè stèrtaksuara nè perèndim,,po merren si shkak nga i biri i Kristaqit, pèr tè shpèrlarè paratè e drogès.

    Përgjigju
  • endri: 18/12/2022 20:34

    Me kthe leket e taksave qe te kam dhene gjithe keto vite, o maskara, pastaj flasim.

    Përgjigju
  • Or tej: 18/12/2022 15:44

    Thuaje troc qe do amnistosh parate e droges dhe jo te emigranteve se nuk e ha populli kete or teeeej

    Përgjigju
  • Gjergj: 18/12/2022 15:29

    Natyrisht qè "do tè tè kuptojnè" o njish,,ndèrkombètarèt mezi presin tè flasèsh ti,,,ku dinè ata se sa i zgjuar je ti? Ku dinè ata se sa shokè tè ndershèm ke ti? Nga Dako te Ahmetaj, Doshi dhe Gjiknuri. Tè gjithè, janè kokat e suksesit ekonomik tè pakicès qè vjedh shumicèn. Kush nuk ta kupton hallin ty, ai èshtè kot. Nuk ke lènè gjè pa bèrè, o njish,,,bèje edhe kètè. Lagja ku banoj unè,,,kishte dikur njè histori qytetare shqiptare. Deri u bètè ju kryetar bashkie dhe Tan Lepri "kèshilltar". Qè prej asaj kohe, unè kam humbur botèn time. Pallatet me kafaze pèllumbash qè vijnè nga provinca dhe thonè "KEMI BLERÈ SHTÈPI NÈ TIRANÈ" e kanè bèrè atè ish origjinèn time, njè rrugicè Tirane, nè njè Kandahar hordhish qè hanè kokat e njèri tjetrit,,,me firmèn tuaj nè formè leje ndèrtimi, O NJISH. Nèse ky sistem drejtèsie, vèrtetè do funksionojè ndonjèherè ashtu siç duhet,,,,NUK SHPÈTON DOT,,,,OOOO NJISH. Bashkè me Xenin dhe Argitèn e tè jatin, Ilirin me Monikèn dhe JU "RILINDASIT" o njish.!!!

    Përgjigju
  • Tosi: 18/12/2022 15:24

    SPAK me kreun e ri pas kesaj deklarate kane rastin e "arte" te hetojne kryedallkaukun Rama per krim te organizuar dhe korrupsion ne nivelin me te larte: ate te kapjes se shtetit. Si prove ka emigrantet. Le ti kontaktoje dhe marre deshmi emigranteve nese kane para te padeklaruara ne shtetet ku ketojne e punojne ligjerisht dhe nese barierat e BE, SHBA, apo Australi e Kanada na i pengojne ti sjellin paret ne Shqiperi. Dhe nese na i paskan qare hallin ketij teveqelit utopik. Jo vetem qe te cudit pyka jone enveriste madje ne skaj te injorances, por ben dynjane edhe per budalla me mediokrritetin e tij patetik.

    Përgjigju
  • goni: 18/12/2022 15:21

    Tani ,se vajti shume ky muhabet 1) emigranti nuk merr dot me shume se 10 mije eur se duhen deklaruar ne dogane zoteri si ne nisje dhe ne mberritje 2) nese emigranti ka fjala vjen 200 mije eur nuk i ka poshte jastekut por i ka ne banke ,dhe nese i ka aty i ka te legalizuara e mund ti dergoje thjeshte me nje transferte o milet . 3) kjo behet per parane qe gjendet brenda vendit(e zeze kuptohet) 4) cdo gje tjeter eshte brockull...

    Përgjigju
  • Jona: 18/12/2022 15:12

    Le te behet amnistia fiskale sepse eshte dicka mjaft e mire per vendin

    Përgjigju
  • Disi: 18/12/2022 15:10

    Po beni te pamunduren qe shqiptaret te jene te qete kudo qe ndodhen

    Përgjigju
  • Roni: 18/12/2022 15:02

    Per te miren tone ju merrni vendimet e duhura

    Përgjigju
  • Igli: 18/12/2022 15:02

    Fjalen qe thoni ju e mbani

    Përgjigju
  • Po deklaruesit e ndershem qe do rrenohen?: 18/12/2022 14:56

    Po deklaruesit dhe taksapaguesit e ndershem qe do rrenohen, apo do i japesh medalje si ne kohe te Enverit. Pusht

    Përgjigju
  • Drini: 18/12/2022 14:42

    O Bablok pinoku, nuk kane pare emigrantet e mos genje se tu bo hunda si karrote. E ke hallin e legalizimit te pareve tuaja. Po e bere ky eshte funi yt me turp dhe pa lavdi se do te heqin me me shume turp se sali gerdalla

    Përgjigju
  • Tani: 18/12/2022 13:26

    Po mire kur e ke hallin tek emigrantet ,pse kerkon tu mbash 7-10% te shumes.Jane leke gjaku dhe djerse ato.Po ti e ke hallin ne tjeter vend,do te mbushesh arkat sepse per emigrantet nuk merakasesh as ti dhe as ata te tjeret qe kane qene para teje

    Përgjigju
  • Ilirjan: 18/12/2022 13:26

    PREMTIMI ndaj emigranteve ishte è drejta E VOTES ATY KU BANOJNE. Nuk u mbajt.Tani, nuk KEMI NEVOJE TE NA AMNISTOSH PARATE. ATO I kemi te DEKLARUARA ne vendet ku jetojme, dhe NUK ESHTE NEVOJA te na I PASTRONI JU.Perse keni nevoje kesaj here? Perse kerkoni fasaden e emigranteve, per TE PASTRUAR PARATE E DALLKAUKEVE Miliardere ne SHQIPERI ndoshta?Nevoja, kerkesa jone si emigrante, eshte VETEM NJE, ajo e meparshmja, minimal ja qe NA TAKON dhe s'na e jepni duke U TALLUR,MUNDESIA, e DREJTA È VOTES NGA KETU KU JEMI. MJAFT tallet! Na doni vetem si fasade, dhe per parate qe dergojme.Ju te gazetes, mund edhe te mos e publikoni nese ju djeg.

    Përgjigju
  • PPSH: 18/12/2022 13:25

    O Rame mthuj ku qekan kto Shqiptarë që bokan nga 2-3 punë e merkan aq shum pare sa u dashka amnistia fiskale në Shqipni me bo amnisti fiskale.në EU punojn por sdi nai shtet që tpagu 2 punë me rrogë fikse.1 e ke punë të plotë 1 tjetër minijob me 500 € më muj e maksimumi që mer 1 individ mund të shkoj 3 000 € që do të thot hiq shpenzimet banim,drrita e ngrofje mund të mbeten 2000-2500 €. Nuk besoj që kjo amnisti fiskale e juaja ka tboj me kte shtrresë që.me zor kurse ato pare

    Përgjigju
  • Emigranti: 18/12/2022 13:22

    O palaço njeri! Një emigrant që quhet në të vërtet i tillë, nuk ka nevojë për amnisti fiskale! Për amnisti fiskale kan nevojë dhe mezi presin që të ndodhë, ata kriminelat që merren me pislliqe jashtë shtetit dhe kërkojnë t'i fusin në punë në Shqipëri me ndihmën e Shtetit! Me amnisti po i hap dyert atyre londinezve që ikin me gomone për t'u marrë me drogë, prostituta etj... TURP QË E PROPOZON DHE JE EDHE I BINDUR KUNDRA BE DHE SHBA-VE. Ndihmoni edhe vlerësoni njerzit e ndershëm, të pastër, ata që punojnë me djersë balli dhe jo kriminelat, drogaxhinjtë, hajdutët dhe kurvat!

    Përgjigju
  • titi: 18/12/2022 13:21

    amestia fiskale iduhet te gjithe botes

    Përgjigju
  • Emigrantët: 18/12/2022 13:12

    Turp turp turp pastro lekët ti dhe soji jot por mos fut në mes emigrantët .mund të thuash troç trafikantet

    Përgjigju
    • UKU MOMLIT: 18/12/2022 16:13

      Emigrantët,ku njeh turp ky megaloman revolucionar,binjak siamez i "Foltoristit" nongrata dhe likekembeplehut??? Ai njeh vetem nje force qe mund ti vij nga dretesia dhe vetem ajo do ta detyroj të dhjes gjak ķete sociopat.

  • Eno: 18/12/2022 13:04

    Amnistia fiskale dicka e cila do te rris ndjeshem investimet ne vend

    Përgjigju
    • Petrit: 18/12/2022 13:43

      Si urdheron.Ashtu eshte, jan tu pas pak veshtirsi kohet e fundit qe te bejne investime ne parajsat fiskale.

  • Ani: 18/12/2022 13:02

    Dicka e cila do i vije mjaft ne ndime te gjithe emigrantve

    Përgjigju
  • UKU MOMLIT: 18/12/2022 12:58

    Amnistìa fiskale do amnistoje parate e krimit dhe korrupsionit 32 vjeçar. Ky krim dhe korrupsion i lindur,rritur dhe menaxhuar nga politikberesit aktualë shqiptarë kërkon te hedhë hapin e amnìstisë për të vazhduar në pangopësine dhe etjen e perhershme e në rritje per pasurim te vazhdueshem e te panďalshem edhe për pushtet te perjetshem.

    Përgjigju
  • Rimi: 18/12/2022 12:26

    Amnistia behet per Portin e durresit me qellim shitjet e hyrjeve.....

    Përgjigju
  • Desi: 18/12/2022 11:49

    Rama perpara

    Përgjigju
  • Bravo: 18/12/2022 11:48

    Kshu iku dhe Sala, jemi më mirë se Gjermania thonte. Si duket me moshën nuk piqesh, por digjesh.

    Përgjigju
  • Goni: 18/12/2022 11:25

    Normal se te duhen leket per fushate dhe per te ndertuar Durresin. Por mos harro te marresh per konsulence xhepistash edhe gazhelin me elisen se ata e dine mire si vidhet ne xhep

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?